Showbiz

Në rregull, Lediani sapo tregoi se nuk është ndarë me Elhaidën (por kjo e fundit hesht)

Në rregull, Lediani sapo tregoi se nuk është ndarë me
Foto: Ledian Agallijaj, Elhaida Dani/ Instagram

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t'i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti. 

Megjithatë, edhe në një story të gazetarit Andi Vrapi, dyshja janë bashkë në prapaskenë. Por, meqë djalli fshihet në detaje, Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram dhe as nuk e ka ripostuar videon që ai hodhi teksa ajo performonte (ndërkohë që ka ripostuar çdo etiketim tjetër).

Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident, ama dyshojmë se në kohën që jetojmë nuk të bien incidente të tilla në vesh. Nga ana tjetër, ky mund të jetë dhe një truk për të marrë vëmendjen gjatë një ngjarjeje me rëndësi si Festivali i Këngës.

Cilado qoftë, e ftuar në "The Dalina Show" me Dalina Buzin, në Andale Media, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë "Dancing With the Stars", duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta. 

"Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar 'unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?' dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç'mendojmë," tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur.

Më tej në bisedë, këngëtarja tregoi se është e vështirë të mbash dhe një karrierë që e do fort, dhe një lidhje me një partner:

"Nuk e mohoj që viti i fundit ka qenë shumë i vështirë për të dy ne. Ai ka impenjimet e tij këtu në Tiranë, unë kam kontrata që s'i ndaloj dot, i kam firmosur me vite. Kam kontrata deri në fund të 2027-ës. Nëse duam të krijomë familje, nëse duam të krijojmë diçka më stabël, është shumë e vështirë."

Së fundmi Elhaida bëri publik lajmin se do të jetë pjesë e musical-it "Note Dame de Paris" në Itali, turne që do të vazhdojë deri në fillim të vitit 2027. Duke marrë shkas nga deklarata e mësipërme e saj, lihet për t'u kuptuar se çfarëdo që mund të jetë duke ndodhur mes tyre, me siguri mund të ketë të bëjë me axhendat e ngarkuara dhe fokuset e ndryshme që dyshja kanë.

REELS

☀️ 3 në 1 që zëvendëson gjithçka në rutinën tënde të mëngjesit... JECLAIRE SUNSHIELD SPF 50+ MULTIEFFECT Mbrojtje + Hidratim + Anti-age në një hap të vetëm. Me qumësht organik gomarice i njohur për vlerat e tij Ky nuk është thjesht një krem dielli. Është një formulë farmaceutike francezo-greke që punon çdo ditë për lëkurën tënde 👇 ✨ SPF 50+ mbrojtje e lartë ndaj UVA/UVB 💧 Hidratim i thellë dhe ushqim i lëkurës ⏳ Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe parandalon plakjen 🌿 Përmirëson elasticitetin dhe strukturën e lëkurës 💄 Teksturë “second skin” – perfekte si bazë make-up (ose edhe pa make-up) 💡 Përdore çdo mëngjes si hapi i fundit i rutinës (fytyrë + qafë) – dimër & verë, çdo ditë! ✨ Lëkura jote nuk ka nevojë për 3 produkte... kur ka 1 që bën gjithçka.

Apo është perfekt?! 🙂‍↕️

Do e blinit ju?! 🦦

Bromanca më virale e momentit 🤣💕

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Okay, Lediani just showed that he hasn't broken up with Elhaida (but the latter is silent)

Në rregull, Lediani sapo tregoi se nuk është ndarë me
Photo: Ledian Agallijaj, Elhaida Dani/ Instagram

Ledian Agallijaj seems to have tried to quell the rumors of a breakup between him and Elhaida. In an Instagram story, the dancer posted a video of Elhaida performing on the stage of the Song Festival last night, accompanied by the tagging of Elhaida and a diamond emoji