Showbiz

Çfarëdo të ketë pasur mes Grida Dumës dhe Ervin Salianjit, duket se nuk është më

Çfarëdo të ketë pasur mes Grida Dumës dhe Ervin
Foto: Grida Duma, Ervin Salianji/ Instagram

Nuk e dimë nëse po ndodh një rastësi incidentesh në showbiz (si ajo e Elhaidës me Ledianin), por edhe Grida Duma nuk e ka më Ervin Salianjin në listën e personave që ndjek në Instagram! Ky i fundit nga ana tjetër, e ndjek ende Gridën.

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur deputeti, i ftuar në "Top Story" bëri një përshëndetje përballë Gridës që bëri xhiron e rrjetit. “Kam një kënaqësi super të veçantë që kam Ervin Salianjin në studio”, tha Grida në shtator të këtij viti, ndërsa Ervini ia priti:

“Mirëmbrëma! Kënaqësia ime, e përjetshme”, me sytë që i shkëlqenin dhe një buzëqeshje në fytyrë.

Gjithashtu, pak ditë më vonë, në një intervistë për emisionin "Dekalog" me Roland Qafokun, Ervin Salianji nuk i shpëtoi dot pyetjeve që lidhen për marrëdhënien e tij të shumëpërfolur me Grida Dumën.

Salianji pranoi se Grida Duma kishte qenë mbështetje për të gjatë periudhës kur ai ishte i burgosur:

“Ka qenë gjithë kohën në mbështetje, në prani. Patjetër që ka ardhur, aty kush s’ka mbetur pa ardhur. Të gjithë deputetët lejohen prej statusit të vijnë.”

Dhe kur intervistuesi guxoi të pyesë për një “kurorëzim” të marrëdhënies që kurrë s'është zyrtarizuar, Salianji zgjodhi të lërë hapësirë për enigmë:

“Nuk do të të jap vëmendje për këtë tani. Do të ketë një moment tjetër që do të flasim gjatë e gjerë për këtë çështje.”

Megjithatë, veprimi i fundit i Grida Dumës, mund të jetë një tregues që gjërat mund të kenë ndryshuar, por duke iu larguar planeve të lartpërmendura të Ervin Salianjit.

Vlen për t'u përmendur se vetëm gjatë emisionit të fundit të "Top Story" Grida Duma është revoltuar kur i është thënë nga nga i ftuari në panel, Robert Rakipllari, se "është në mbështetje të Salianjit":

"Se më the 'mbështetjen e Salianjit', kur unë nuk shtrij dorën për gjërat e pushtetshme, alla-Edvin [Edi Rama], nuk ka njeri mundësi, të mos them atë fjalën tjetër, të më përdorë mua si veglën më të vogël për çështje alla-Ervin [Salianji]. Janë çështje minore në situatën time. Humanen nga politikania, unë e ndaj."

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Whatever happened between Grida Duma and Ervin Salianji, it seems to be over.

Çfarëdo të ketë pasur mes Grida Dumës dhe Ervin
Photo: Grida Duma, Ervin Salianji/ Instagram

We don't know if it's a coincidence of incidents in showbiz (like Elhaida's with Ledian), but Grida Duma no longer follows Ervin Salianji on the list of people she follows on Instagram! The latter, on the other hand, still follows Grida.