Showbiz

Një listë me personazhet që mund të jenë pjesë e BBVA (+ reagimet e tyre)

Një listë me personazhet që mund të jenë pjesë e
Foto: Lore, Robert Aliaj, Renee Reffo, Kristi Lamaj, Juxhin Plovishti/ Instagram/ Top Channel

Lista me emra të personazheve publike që mund përfliten se mund të jenë pjesë e "Big Brother VIP Albania" qarkullojnë gjithmonë, ama këtë vit, moderatorët e UëTëFë Show në Andale Media telefonuan disa nga emrat më të lakuar për të marrë një reagim prej tyre kur vendosen përballë pyetjes "A do të jesh pjesë e BBVA?". Dhe ja si u përgjigjën:

Kristi Lamaj, këngëtar

"Nuk mund të prononcohem. Le të spekulojnë [mediet]," tha Kristi, duke lënë të hapur mundësinë se do të jetë vërtet konkurrent, duke marrë parasysh se nuk dha një "jo" kategorike. 

Renee Reffo, moderatore podkasti

"Nuk kam marrë fare ftesë këtë vit. Nuk do jem pjesë e Big Brother," u shpreh Renne, duke përsëritur se ftesën e ka marrë vetëm në edicionin e kaluar.

Robert Aliaj Dragot, artist

"Këto janë top secret, po tregova sekretin rrezikoj gjithë ato lekë," tha Roberti me humor, duke e lënë sërish të paqartë nëse po i shmangej konfirmimit të lajmit apo thjesht e ironizoi atë.

Juxhin Plovishti, aktor

"Këto bëhen vetëm për zhurmë, ndoshta s'do i thoja 'jo' hyrjes në Big Brother, por s'kam marrë asnjë ftesë," u përgjigj Juxhini, ndonëse burime pranë Top Channel thonë të kundërtën.

Ardit Murataj, moderator

"Jo, jo, jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Do e shihni vetë, s'kam për të qenë," u përgjigj pa hezitim Arditi, duke u shprehur se nuk ka marrë as ftesë.

Sabina Mete, moderatore sporti

"Unë nisem për Itali, kam planet e mia, nuk do futem në Big Brother. Jam përfolur sepse më ka ardhur ftesa," tha Sabina, por pa saktësuar se kur kthehet nga Italia. :)

Ina Pashollari, moderatore podkasti

"Nuk mund të flas dot fare për këtë pjesë, kam vetë një emision radioje dhe s'kam folur. Në datën 20 zbulohen të gjitha," tha Ina duke lënë sërish të kuptuar se mund ta shohim si banore.

Kleoniki Delijorgji, modele, moderatore

"Më pyesin të gjithë, por nuk e di. Në datën 20 nuk do futem, për më vonë nuk e di," u shpreh dhe Kleoniki.

Lore, këngëtare

"Do ishte shumë qejf, nëse do futesha, do jepja gjithë ngjyrat. Pra, jo, jo këtë vit. Ftesa ka ardhur, jam duke u menduar," u përgjigj Lore.

Roerd Toçe, aktor

"Janë thjesht lajme, s'kam pasur ftesë nga Big Brother," u përgjigj Roerdi duke i shuar aludimet.

Kostana Morava, gazetare

"Nuk jam, kam plane të tjera për këtë vit, megjithatë ftesën e kam marrë."

Jori Mersin, konsulente imobiliare

"Do e lë surprizë," u përgjigj Jori duke lënë sërish të hapur mundësinë që ta shohim brenda shtëpisë më 20 dhjetor.

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

A list of characters who could be part of BBVA (+ their reactions)

Një listë me personazhet që mund të jenë pjesë e
Photo: Lore, Robert Aliaj, Renee Reffo, Kristi Lamaj, Juxhin Plovishti/ Instagram/ Top Channel

Lists of names of public figures who could be rumored to be part of "Big Brother VIP Albania" are always circulating, but this year, the moderators of the UëTëFë Show at Andale Media called some of the most famous names to get a reaction from them when faced with the question "Will you be part of BBVA?". And here's how they answered:

Kristi Lamaj, singer