Big Brother Vip Kosova nis të hënën (5 dhjetor) dhe ndonëse shumë nga detajet janë zbuluar, emrat e personazheve të njohur që do të jenë pjesë e shtëpisë, nuk janë konfirmuar ende.
Së fundmi ka zëra që thonë se pjesë e Big Brother Vip Kosova do të jetë edhe reperi shqiptar Stresi. Ky i fundit nuk ka reaguar ende. Emri i tij i bashkohet Getinjos dhe aktores Shota Baraliu që përfliten gjithashtu se do të jenë pjesë e reality shoë-t. Nga "lista" e banorëve që qarkullon nëpër portale u hoq këngëtari Art Abazi pasi vetë ky i fundit refuzoi ftesën për të qenë një nga banorët Vip.
"Meqenëse po më vijnë mesazhe pafund...Atëherë: Mes famës dhe artit, ka kohë që unë kam zgjedhur artin! Produksionet e BBVIP, si në Tiranë ashtu edhe Prishtinë, po ashtu i kam falenderuar me kohë për ftesën e tyre, mirëpo, Art Abazi është i fokusuar në studio, edhe në këngët që po punoj me shumë dashuri….Nëse një ditë do të vlerësohem për këtë…Ju përqafoj, Arti.” – shkroi ai përmes një postimi në llogarinë e Instagramit.
Big Brother Vip Kosova do të nisë në 5 dhjetor nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Banori që del i fundit nga shtëpia do të marrë një çek prej 200,000 euro, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo e “Big Brother Vip Albania”.