Xheneta ka njoftuar largimin e saj nga “E Diell”, ku shquhej me përplasjet e saj duke nisur që nga paneli e deri tek të ftuarit. Përmes një postimi në Instagram, Xheneta bëri me dije se për shkak të projekteve të reja, do të largohet nga Top Channel dhe falenderoi Ed Manushin për mundësinë që i dha.
Ajo shtoi se do të ecë para me energji të re!

S’e dimë ku do e shohim e ç’do bëjë, por besojmë se Manushi “nuk do qajë pas qerres së kuqe”, por do na sjellë një tjetër personazh kontravers.
Xheneta u bë pjesë e “E Diell” pas përvojës së saj në “Big Brother VIP Kosova”. Më tej, ajo u njoh më shumë edhe në Shqipëri falë lidhjes me Gjestin, të cilin nuk la rast e vend pa e përmendur.


