
Ema Andrea dhe Egla Ceno kanë sqaruar, secila sipas mënyrës së vet, se nuk ka hatërmbetje mes tyre, pavarësisht se kështu u la të mendohej pas postimit të kësaj të fundit në Instagram.
Për një rikujtesë të vogël: Ema Andrea refuzoi ftesën e Ermal Mamaqit, i cili e ftoi në trajnimin e tij në fundjavë. Ema, me mirësjellje i tha se ka sukses në fushën e vet dhe se ka gjëra më të rëndësishme për të bërë. Pas kësaj, Egla, publikoi në Instagram këtë deklaratë, që u duk si kunjë ndaj Emës.

Në “Live from Tirana”, moderatori Ronaldo Sharka, pyeti Eglën, përmes mesazheve nëse ka pasur përplasje mes të dyjave në të shkuarën.
“Nuk ka lidhje me emra, ka lidhje me qenien njerëzore. Të kujtoj një letër që Anthony Hopkins i shkroi kolegut të tij Bryan Cranston*… aty e gjen përgjigjen. Me pak fjalë, njerëzit e mëdhenj nuk kanë frikë të pranojnë “madhështinë” tek të tjerët, e ndriçojnë edhe më shumë. Vetëm një njeri i plotësuar mund të përkulet me dashuri para talentit të dikujt tjetër. Kështu njihen të mëdhenjtë. Nga fjalët që ngrejnë, jo fjalët që ulin. Të tjerët vijnë sipas radhës. Poshtë”, tha Egla, si gjithnjë, gati për të na treguar që është intelektuale.

*Shënim: Anthony Hopkins i shkroi Bryan Cranston, duke i treguar se e kishte adhuruar rolin e tij në "Breaking Bad".
Nga ana tjetër, për të ditur të dyja anët e medaljes, Ronaldo mori në telefon edhe Emën, e cila ndonëse kishte punë, e dha një përgjigje të shpejtë, duke thënë thjesht “jo” për faktin që s'e kishte lexuar postimin, as për një hatërmbetje ndaj Eglës.
Që ka tym, ka, po se kur do e marrim vesh se ç’ka ndodhur…

