Showbiz

Khëm-khëm! Mos ndoshta Ronela na tregoi se ka probleme në romancë?

Khëm-khëm! Mos ndoshta Ronela na tregoi se ka probleme në

Përshëndetje shpirtra kuriozë!

Duke qenë se jetojmë edhe një jetë virtuale, vumë re se ndoshta Ronela na tregoi se ka ca probleme në lidhjen e saj romantike. Ajo publikoi një foto në Instastory, duke shkruar:

“Disa e kalojnë kohën duke u përpjekur ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar”.

Khëm-khëm! Mos ndoshta Ronela na tregoi se ka probleme në

Sigurisht, duket pak postim i koduar, por mbase nuk lidhet me jetën personale të këngëtares.

Ronela ka bërë publike në Instagram lidhjen e saj me djalin që i ka marrë zemrën. Ajo postoi disa kohë më parë një album, në mbishkrimin e të cilit shkroi:

“Profil profesional, po fotot e zemrës aty, mundësisht me një bonus brenda,” shkruan Ronela poshtë fotove të ëmbla, pasi ka ndryshuar gjithë postimet e saj në Instagram, duke lënë vetëm ato që lidhen me punën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

(Por që, hej, lajm i mirë! Fotot nuk janë fshirë nga Instagram-i!)

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭