Health

Zbulohet kanceri-virus: kanceri i parë që ngjitet nga specia në specie!

Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë një lloj kanceri që mund të kalojë nga një gjallesë tek një tjetër, edhe të specieve të ndryshme.

Ndërsa më parë janë zbuluar tetë lloje kanceri që kalojnë nga një kafshë tek tjetra brenda të njëjtës specie, ky zbulim ka ngjallur frikë për shkak se mund të përçohet edhe tek specie jo të të njëjtit lloj, ndonëse për tani është gjetur vetëm përçueshmëri mes specieve të ndryshme të molusqeve.

Sipas kreut të grupit kërkimor Stephen Goff nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kolumbias, ky lloj kanceri duket se po kërcen nga njëra specie tek tjetra e këtyre krijesave të detit të njohura si bivalve (dy-guackëshe). Ai është gjetur në midhjet e mbledhura në thellësitë e detit pranë Kanadasë dhe midhjet me guackë të artë në brigjet e Spanjës.

Ka mundësi që këto bivalve të sëmura të lëshojnë qeliza kanceroze pasi të vdesin, dhe ekziston frika që këto qeliza të mbijetojnë në det aq sa të infektojnë mbartës të tjerë.

Por një analizë gjentike ka treguar se ky kancer ka mbërritur tek midhjet nga jashtë, pra nuk është krijuar brenda tyre siç ndodh zakonisht me kancerin. 'Qelizat tumoriale nuk kishin të njëjtën ADN si mbartësi i tyre. E megjithatë, çdo midhje po shkatërrohej nga të njëjtat qeliza kanceroze, që po kalonin nga njëra guackë tek tjetra si një virus', shkruan Sarah Kaplan për Washington Post.

'Mendoj se shumë, shumë nga kancerat që njihen do të zbulohet se janë ngjitës', thotë Stephen Goff.

Burimi: Washington Post/ Përshtati: Genta Hodo

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

----zbulohet-kanceri-virus-kanceri-i-pare-qe-ngjitet-nga-specia-ne-specie