Health

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe denoncon cilësinë e bukës, a është e sigurt për t’u ngrënë?

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe
Foto: Erion Braçe/ Instagram

Në një video të publikuar së fundmi në profilin e tij në Instagram, deputeti Erion Braçe ka ndarë një shqetësim që, për shumë njerëz është realitet: buka që blihet në dyqan, pas vetëm dy ditësh bëhet e fortë si gur.

“Me çfarë e bëjnë këtë bukën që ditën e dytë është ose kashtë, ose dru?!” shkruan Braçe në postimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Ai ironizon më tej:

“Besoj gjithë kjo ushtria e tatimorëve që ka dalë të na sigurojë ushqimin do e ketë një përgjigje. U bënë dy javë që bëjnë betejë për ushqimin e sigurt, apo jo?!”

Videoja e tij mori komente dhe nga qytetarë që ndanin të njëjtin shqetësim: 

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe

Mes komenteve, ishte dhe reagimi i Dhurata Thanasit, aktiviste e njohur për ushqyerjen e shëndetshme dhe administratore e profilit @lugaeargjente në Instagram. 

Në komentin e saj, Thanasi shkroi:

"'Të vret me bukë në gojë' – kjo është shprehja e duhur. Quhet pabesi, zoti Braçe! Shumë bukë industriale ‘gruri të plotë’ bëhen me miell të bardhë, të cilit i shtohen krunde, shpesh një produkt i lirë mbeturinash."

Ajo shpjegoi se ky proces, i quajtur "rikonstituim" apo "rindërtim", përdoret nga industria për të ulur kostot dhe për të rritur afatin e ruajtjes, në kurriz të vlerave ushqyese të bukës.

“Sot industria, ajo që na i sjell në supermarkete miellrat dhe nëpër furra buke, përdor kokrra gruri të buta moderne (Triticum aestivum), të përzgjedhura për rendiment të lartë dhe forcë gluteni, jo për përmbajtjen ushqyese apo shijen,” shkruan Thanasi.

Thanasi, një nga zërat më të fortë në Shqipëri për edukimin ushqimor të familjeve, vë gishtin edhe te kultura e konsumatorit e shoqërisë sonë, e cila sipas saj, është bërë bashkëfajtore, sepse zgjedhim produkte që zgjasin më shumë në raft, por që ofrojnë më pak në pjatë.

Ajo bëri një paralelizëm të thjeshtë:

“Bëj një bukë me miell nga gruri autokton, pa përpunime industriale dhe ajo do të zgjasë 3-4 ditë para se të myket sepse është një produkt i gjallë, me enzima, lagështi natyrale dhe vlera ushqyese. Ndërsa buka që nuk myket, por vetëm bëhet si gur, është shpesh e mbushur me: alkool etilik, acid sorbik, propionat kalciumi, ose enzima që pengojnë mykun.”

Në fund të komentit të saj, me ironi dhe zhgënjim, ajo shtoi:

“Po unë i kam ca rrugëzgjidhje, janë të gjata por të qëndrueshme! Po askush nuk ma var dhe na e var!”

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

"It turns to stone on the second day": Erion Braçe denounces the quality of bread, is it safe to eat?

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe
Photo: Erion Braçe/ Instagram

In a video recently published on his Instagram profile, MP Erion Braçe shared a concern that, for many people, is a reality: bread bought in the store becomes hard as a rock after just two days.

"What do they do with this bread that on the second day is either straw or wood?!" Braçe writes in his post.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Brace (@erionbrace)

He further ironizes:

"I believe that all this army of tax collectors who have come out to provide us with food will have an answer. They've been fighting for safe food for two weeks, haven't they?!"

His video also received comments from citizens who shared the same concern: 

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe

“Bëhet gur që ditën e dytë”: Erion Braçe

Among the comments, there was also the reaction of Dhurata Thanasi, a well-known activist for healthy eating and administrator of the @lugaeargjente profile on Instagram. 

In her comment, Thanasi explained:

"'Killing you with bread in your mouth' – that's the right expression. It's called infidelity, Mr. Braçe! Many industrial 'whole wheat' breads are made with white flour, to which bran is added, often a cheap waste product."

She explained that this process, called "reconstitution" or "reconstruction," is used by the industry to reduce costs and increase shelf life, at the expense of the nutritional value of the bread.

"Today, the industry that brings flour to our supermarkets and bakeries uses modern soft wheat grains (Triticum aestivum), selected for high yield and gluten strength, not for nutritional content or taste," Thanasi writes.

Thanasi, one of the strongest voices in Albania for family nutrition education, also points the finger at the consumer culture that, according to her, our society has become complicit in, because we choose products that last longer on the shelf, but that offer less on the plate.

She makes a simple but significant parallel:

"I make bread with flour from indigenous wheat, without industrial processing, and it will last 3-4 days before it gets moldy because it is a living product, with enzymes, natural moisture and nutritional value. While bread that does not get moldy, but only becomes stone-like, is often filled with: ethyl alcohol, sorbic acid, calcium propionate, or enzymes that inhibit mold."

At the end of her comment, with irony and disappointment, she adds:

"Yes, I have some solutions, they are long but sustainable! But no one is hanging on me and hanging on us!"