
Kur Alec Baldwin ishte 33 vjeç, një 62-vjeçare kërkoi me këmbëngulje që ta takonte. Ishte një grua emri i së cilës njihej në të gjithë botën dhe shumë gra donin të ishin si ajo: Jacqueline Kennedy Onassis.

Ish-zonja e parë e SHBA-ve u kërkoi miqve të aktorit, asokohe në pikun e famës, të sajonin një takim mes tyre. “People” rrëfen shkurtimisht historinë që zbulohet në librin me kujtime të James Hart, një prej miqve më të ngushtë të Jackie O’-së.
Hart tregon se Jackie ishte plot gjallëri, natyrë e lirshme që nuk kishte frikë të shprehte pëlqimin për burrat e famshëm. Sa herë dikush i tërhiqte vëmendjen, e pyeste mikun e saj James se çfarë mendonte për të.
Një mbrëmje i telefonoi për të folur për Alec Baldwin-in, i cili asokohe ishte rreth 30 vjet më i ri se ajo. Hart ishte mik i afërt i tij. “Si mendon sikur për ditëlindjen time, të marr Alec Baldwin-in me vete në teatër?”, e kish pyetur.
Ftesën e saj aktori jo vetëm e kishte mirëpritur, por mezi e kishte besuar. Kishte pranuar pa asnjë dyshim dhe takimi kishte ndodhur. Detaje të tjera gjenden në libër.
Burimi: “DailyMail”