News

Zbulohen 4 vajzat shqiptare që u vranë nga vrasësi serial italian!

Maurizio Minghella, vrasësi serial italian, i dënuar me burgim të përjetshëm, është rikthyer dhe njëherë në vëmëndjen e mediave italiane. Fillimisht ai u dënua për ekzekutimin e 6 femrave, por hetime janë hapur pasi mendohet se ai është autor i vrasjes së 7 prostitutave të tjera, 4 prej të cilave janë shqiptare.

Të shtata vrasjet kaë ndodhur në harkun kohor të viteve 1996-1998 në Torino. Hetimet nisën pasi u zbulua vrasja e një prostitute shqiptare në vitin 1998. Bëhet fjalë pikërisht për Floreta Islami, vrasja e të cilës u zbulua para pak kohësh. Ajo ishte mbytur me shall dhe aty ishin zbuluar gjurmë të vrasësit serial. Zbulimi u bë pas kaq vitesh, duke qenë se më parë ishte e pamundur një analizë ADN-je. Në vitin 1978 Minghella u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 grave në Genoa. Pas 18 vitesh ai u lirua nga burgu dhe u zhvendos në Torino, ku bëri edhe vrasjet e tjera, raporton televizioni Klan.

Përpos Floreta Islamit, fotografia e të cilës është publikuar, midis viktimave janë dhe 3 vajza të tjera shqiptare. Heriona Sulejmani, e vrarë në moshën 16-vjeçare, Elisa Isaku në moshën 22 vjeçare dhe Nadia Shehu e cila u gjet e vdekur më 1 gusht 1997.

REELS

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

----zbulohen-4-vajzat-shqiptare-qe-u-vrane-nga-vrasesi-serial-italian