Metropolitan

Yves Saint Laurent nga Jalil Lespert

Megjithë një sukses relativ në Europë, filmi nuk është pritur mirë në tërësi nga publiku dhe kritika. Personazhi i stilistit në këtë realizim interpretohet prej aktorit francez 24 vjeçar Pierre Niney. Nësë mosha e re nuk bind sapo e dëgjon, shto faktin që bëhet fjalë për një aktor komik teatri. Ama, faji i suksesit të munguar nuk bie aspak tek aktori kryesor. Ai është me siguri pjesë e suksesit të filmit, për aq sa ka patur.

Fillimisht dy fjalë për filmat bioepikë. Janë një lojë me zjarrin. Deri më sot gjithmonë prej këtyre filmave ka shumë palë të pakënaqura dhe mbase gjendet ndokush që i hyn në sy filmi. Do ketë pakënaqësi qoftë prej të afërmëve të personazhit, historianëve të marrosur nga detajet, kritikës, admiruesve të personazhit, publikut neutral, dhe në fund mbase edhe vetë kompania e prodhimit. Shkurt! Bioepikët nuk janë punë e lehtë për këdo.

Kthehemi tek filmi në fjalë. Një pas një, për çfarë ia vlen të harxhosh një orë e ca, kur mbase nuk je i/e dhënë pas modës ose pas Yves Saint Laurent.

Forma sesi është ndërtuar fabula është shumë e gjetur, por e realizuar pa atë theksin e duhur logjik dhe emocional. Është në formën e një autobiografie, por që rrëfimi realizohet prej personazhit të partnerit të stilistit, Pierre Berge (interpretuar nga Guillaume Gallienne, tjetër komedian). Kush ka lexuar “Një burrë”të shkruar nga Oriana Falaçi, do e gjej shumë të ngjashëm atë libër me filmin në këtë pikë.

Një bravo e madhe shkon për fotografinë dhe sidomos për kostumografinë e filmit. Në çdo kuadër përgjatë filmit gjendesh brenda epokës ku zhvillohen ngjarjet. Një eksperiencë më e bukur se syzet 3D. Një detaj i çmendur në lidhje me kostumografinë është se veshjet e modeleve në film janë origjinale nga sfilatat e mbajtura asokohe. Të ruajtura deri më sot nga partneri i stilistit, ai nuk ka lejuar që ato veshje të përdoren si modele për të qepur të reja e as t’i alternohen përmasat në varësi të aktorëve. Janë detyruar që të gjenden aktorë që i shkojnë përshtat përmasava të atyre veshjeve që gjendeshin.

Një element pozitiv për filmin është se Karl Lagerfeld e ka cilësuar si të pranueshëm veten aty, më saktë aktorin që e interpreton atë në film. Përgjatë filmit me pasazhe do shohim Lagerfeld që del në pak skena, por të rëndësishme, si një lloj karakteri i kundërt me Saint Laurent. Në ajrin që rrethon Lagerfeld gjen një vanitet që shkon deri në fryrje boshe. Gati gati nuhat një xhelozi artistike që kthehet në ndjesi inferioriteti personal të një karakteri të vogël. Nga ana tjetër Saint Laurent është një monomaniak, i çmenduri që është gjenial vetëm në një drejtim. Ai jeton për të stiluar dhe jeton vetëm kur stilon. Për të Moda është arti që rri mbi të tjerët.

Në fund, fjalët e mira shkojnë për aktorin kryesor. Një super interpretim i plastikës së stilistit francez dhe një përcjellje në interpretim të shumë elementeve nga karakteri i tij. Në interpretim lexohet e plotë thyerja e Saint Laurentprej18 vjeçarit që nuk konsumonte as pije alkoolike tek ai hedonisti i shthurur.

Cfarë nuk shkon me filmin në tërësi? Është tepër sipërfaqësor. Në asnjë moment nuk arrin që të ketë një zhbirim të karakterit kryesor dhe të atyre pjesëmarrës. Edhe nëse ndodh, mbetet si një hamendësim i lirë i shikuesit dhe vetëm kaq. Arsyeja pse ndodh kjo, mbase është shtrirja kohore e ngjarrjeve në film. 30 vitet e njeriut më të mërzitshëm në botë është e vëshitrë t’i ngjeshësh në një film një orë e ca. Imagjino kur bëhet fjalë për 3 gërmat legjendare.


Trailer i filmit:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb