Metropolitan

Krisja e marrëdhënies: Thuhet se Katy Perry dhe Orlando Bloom s’e kanë për herë të parë ndarjen

Krisja e marrëdhënies: Thuhet se Katy Perry dhe Orlando Bloom

Nëse jeni konfuzë për raportin e Katy Perry-t dhe Orlando Bloom, s’jeni të vetmit! As miqtë e tyre s’e dinë se ç’po ndodh me marrëdhënien e tyre.

“Është e vërtetë që po kalojnë kohë të ndarë. As miqtë e tyre nuk e dinë nëse janë ndarë përfundimisht”, tha së fundmi një burim për Us Weekly.

Më tej, personi anonim shtoi se kjo s’është hera e parë që çifti i jep fund marrëdhënies, por gjithsesi më parë, e kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri.

“Kjo nuk është hera e parë. Në fillim, u ndanë kur kishin rreth 2 vjet të lidhur. Ka ndodhur disa herë, por gjithnjë e kanë rregulluar situatën”.

Për dijeni, një burim tjetër më parë i kishte thënë të njëjtës media se Orlando i ka mbajtur problemet mes tij dhe Katy-t "shumë private," dhe se "Katy ka qenë shumë e zënë me punë dhe ata shpesh janë larg njëri-tjetrit. Kjo ka shkaktuar tension mes tyre”.
 
Ndërkohë, kjo deklaratë erdhi në të njëjtën kohë kur një burim tjetër i tha revistës People se ka pasur tension për shkak të albumit të ri të Katy-t.

"Katy ishte shumë e zhgënjyer nga mënyra se si u prit albumi i saj i ri – kjo e stresoi shumë. Orlando e kuptoi situatën, por gjithsesi pati tension. Ajo ishte e zhgënjyer edhe nga disa komente për turneun. Kjo i ka sjellë stres lidhjes së tyre."

Për kontekst, që ta kuptosh se sa të hapërdarë janë miqtë e dyshes: Dikush i tha Page Six se çifti është thjesht "ndarë", duke pretenduar se "po presin që të përfundojë turneu i saj përpara se të ndahen zyrtarisht."
 
Është shumë, e dimë!

As Katy dhe as Orlando nuk i kanë komentuar thashethemet për ndarjen, ndaj mund të jetë edhe çdo gjë okay në jetën e tyre. Kush i mori vesh VIP-at aman.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb