Blake Lively është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj Ryan Reynolds. 28-vjeçarja ka treguar se për fëmijët e saj dëshiron një jetë normale, larg vëmendjes së mediave. Aktorja e njohur për rolin tek "Gossip Girl" si dhe për stilin e saj, rrëfen se teksa pret të lindë fëmijën e dytë, së bashku me partnerin e saj kanë marrë disa vendime rreth mënyrës sesi do të rriten fëmijët e tyre.
"Ne nuk duam tia u 'vjedhim' fëmijërinë. Nuk duam që ata të përjetojnë problemet që kemi përjetuar dhe në për shkak të mediave. Do të ishte shumë egoiste nga ana jonë t'i ekspozonim në këtë mënyrë."
Shfletoni galerinë.
Burimi: DailyMail / Përshtati: Mikaela Brokëri