Kim Kardashian pati një ditë të mbarë dje, pas lançimit të parfumeve të reja, Kimoji Peach, Kimoji Cherry dhe Kimoji Vibes. Brenda pesë minutash pas nxjerrjes në treg të produkteve, Kim grumbulloi pesë milionë. Që do të thotë, një milion për minutë pas lançimit të parfumeve.
Theksojmë se parfumet kushtonin $45 secili dhe u reklamuan vetëm në rrjete sociale. S’u shpenzua asnjë qindarkë për marketing, që do të thotë se Kim përfiton më shumë në fund. Me pak llogaritje, dalim në përfundimin se Kim shiti rreth 100,000 parfumë brenda një dite.
Sidoqoftë, janë ende gjendje. Kush dëshiron mund të blejë cilindo prej të treve në faqen zyrtare. Suksesi vjen me dramë, sigurisht dhe në këtë rast, Kim Kardashian po paditet nga kompania Vibes Media. Sipas tyre, logoja e parfumit është e ngjashme me logon e kompanisë dhe kjo cënon të drejtën e markës. Vibes Media kërkon një vlerë të panjohur në dëmshpërblim, një urdhër ndalim për shitjen e mëtejshme të parfumit dhe shkatërrimin e gjithë shisheve të pashitura.
Parfumi i parë i Kim Kardashian, Crystal Gardenia, doli në treg në nëntor. Të 300,000 shishet u shitën brenda gjashtë ditës. I radhës ishte Kimoji Hearts, të cilin ajo ua dërgoi miqve dhe armiqve, paketuar brenda një kutie çokollate në formë zemre. Këtë herë, Kim e promovoi parfumin duke ua dërguar influencuesve shoqëruar me ëmbëlsira në një kuti transparente.
Burimi: Elle