
Jennifer Aniston pranoi ajo dhe Gwyneth Paltrow ende përflasin ish-partnerin e tyre, Brad Pitt.
“Si për ironi, unë shkova në festën e fejesës së saj me Brad-in,” tha ylli i “Friends” për Vanity Fair në një intervistë ekskluzive.
Kur u pyet nëse ajo dhe themeluesja e “Goop” flasin ndonjëherë për romancat e tyre me aktorin e “F1”, Aniston u përgjigj: “Oh, sigurisht. Si të mos flasim? Jemi goca.”
Megjithatë, Jennifer dhe Gwyneth, të cilat u takuan dekada më parë kur kolegu i Jen në “Friends”, David Schwimmer, po xhironte filmin “The Pallbearer”, ku luan gjithashtu edhe Gwyneth.
“Ne gjithmonë ndajmë këshilla”, u shpreh aktorja, duke vijuar se madje pyesin edhe për mjekët e rinj.
Brad, 61 vjeç, u takua me Gwyneth, 52 vjeç, në vitin 1995 kur ajo luajti rolin e gruas së tij në filmin “Se7en.”
Ata u ndanë në vitin 1997, por sërish kanë mbajtur marrëdhënie të afërt. Ylli i “Fight Club” u takua më pas me Jennifer, 56 vjeç, në vitin 1998. Ai i propozoi për martesë në vitin 1999 dhe më pas, u martuan në Malibu në vitin 2000.
Çifti tronditi fansat kur njoftoi ndarjen në janar 2005. Por, sërish, Brad mban marrëdhënie shumë të mira me ish-et e tij, të cilat i ka takuar shpeshherë edhe në publik apo evente të përbashkëta.