Këngëtarja Xhensila Myrtezaj më në fund ka plotësuar një dëshirë të sajën. Ajo ka hequr dorë nga flokët e gjata duke zgjedhur t'i presë ato. Ndryshimin në look, ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram përmes një fotoje duke shkruar "Një ditë dëshira për flokë më të shkurtra do më pushtonte edhe mua".
Ndjekësit dhe fansat e 21-vjeccares e kanë pëlqyer ndryshimin, por më së shumti kanë vlerësuar pamjen e saj "acqua e sapone", duke komentuar se ajo duket shumë më mirë pa make up, sesa kur grimohet.