Xhani Shqerra është ndjerë i paragjykuar gjatë karrierës dhe arsyet, sipas tij, lidheshin me mënyrën e të shprehurit dhe stilin karakteristik. I ftuar në “Thumb”, moderatori u shpreh se “nëse ka një njeri që është ndjerë i paragjykuar në Shqipëri, Xhani Shqerra është i pari”.
"Mënyra ime elegante e të shprehurit, [më shihnin] më femëror seç ishin mësuar të shihnin mashkullin,” shtoi më pas. "Megjithatë, sot gjërat kanë ndryshuar në ekran". Pavarësisht paragjykimeve të shumta, ai theksoi se nuk i ka përjetuar keq.
Ndër të tjera, moderatori foli në “Thumb” edhe për marrëdhëniet romantike, shkaqet pse është single dhe raportin që ka sot me ish-kolegët e “My Living”. Për më shumë, ndiqni intervistën në vijim: