Një çift i ri nga Kalifornia ka nisur betejën ligjore me spitalin ku nëna solli në jetë vogëlushen e saj pa anestezi përmes një operacioni cezarian për shkak të gjendjes shëndetësore të rrezikshme për lindje natyrale.
Delfina Mota, 41 javëshe shtatzënë kur mjekët vrapuan për ta dërguar në sallën e operacionit, ka ngritur ankesën ligjore, sipas së cilës pretendon se doktorët ndërhynë pa praninë e anestezistit.
“Po qaja, nuk e dija se ç’po ndodhte. Isha e frikësuar. S’e kisha idenë se çfarë do të më bënin. I pashë që panë njëri-tjetrin me një shikim që dukej sikur thoshte ‘Duhet ta bëjmë’ dhe aty ndjeva të më prisnin. Bërtita dhe rashë pa ndjenja menjëherë.”
I dashuri i saj, Paul Iheanachor, shton ndër të tjera se dëgjoi disa herë infermierët të thërrisnin anestezistin me altoparlant.
“Dëgjova britmat më të tmerrshme që mund të imagjinoni ndonjëherë. Pastaj gjithçka pushoi. U përpoqa të hyja në dhomë, por më pengonin. Pak më vonë, vogëlushja Cali lindi. I dëgjoja që i thonin se ‘do të jesh më mirë tani’.
Vogëlushja është shëndoshë e mirë dhe Delfina po e merr veten, megjithëse çifti nuk ka ndërmend t’i tërheqë akuzat ndaj spitalit duke kërkuar 5 milionë dollarë dëmshpërblim, sipas akuzës së siguruar nga People.
“Unë nuk jam më unë. Është diçka e tmerrshme. Kam frikë të bëhem nënë sërish. Madje kam edhe çrregullime të stresit post-traumatik. Për disa kohë nuk ndihesha e lidhur me vajzën, isha gati në depresion. Nuk mund të kujdesesha as për të, as për veten.
Burimi: People