Winnie Harlow supermodelja me origjinë kanadeze-xhamajkane nuk ka patur gjithmonë një jetë kaq të suksesshme apo të lumtur.
21-vjeçarja është diagnostikuar që në moshën 4-vjeçare me vitiligo, një sëmundje që e bën lëkurën të humbasë pigmentin e saj. Teksa lëkura ndryshonte, talljet dhe ngancmimet filluan për të, shumë e quanin "lopë" e të tjerë "zebër", por supermodelja e ardhshme kishte vendosur të mbante kokën lart.
Tashmë ajo konsiderohet si ambasadorja e personave me një gjendje të tillë të lëkurës, dhe ka pozuar për një sërë markash të njohura si Diesel, Desigual, ka marrë pjesë në klipin “Guts over fear’ të Eminem dhe Sia-s, pozuar për shumë revista ndërkombëtare si Vogue, Glamour etj si dhe numëron mijëra fansa në Instagram.
“Është thjesht një gjendje lëkure. Nuk dhemb dhe nuk është ngjitëse. Nuk kam asnjë problem. Jam mirë. Ti mund të thithësh të njëjtin ajër si unë”, është një nga thëniet e Winnie Harlow.
Pavarsisht lëkurës, fytyra e saj tashmë mund të shihet kudo.
Burimi: Upworthy