Vajzat, që në moshë të vogël kanë tendëncën të rrethohen nga njerëz dhe të bëjnë gjëra që i bëjnë ato të lumtura. Ato mësohen se duhet të sillen mirë, por ndonjëherë kjo mirësi keqkuptohet dhe në fund lëndohen.
Me kalimin e moshës, kur rriten sipas psikologëve duket se kjo mirësi i ka vrarë pikërisht lumturinë. Prandaj një pjesë e tyre fokusohen totalisht tek vetja dhe bëjnë gjithçka për kënaqësinë dhe interesat e tyre vetjake. Prandaj dhe ndonjëherë etiketohen si ‘vajza të këqija’.
Por duhet se ato janë shumë herë më të lumtura se pjesa tjetër dhe kjo, jo pa arsye.
1. Ato e dinë vlerën e gjumit!
Gratë që vlerësojnë shëndetin dhe bukurinë, i japin prioritet gjumit para projekteve apo punëve të shtëpisë. Nuk e sakrifikojnë kurrë, të ndodhë ç’të ndodhë! Si për pasojë, të tilla gra i kërkojnë bashkëshortit t’i bëjë punët e shtëpisë me të dhe gjejeni çfarë. Psikologët thonë se të tilla martesa zgjasin përgjithmonë dhe janë më të lumturat!
2. Nuk kanë frikë nga hobitë e tyre.
Ndonjëherë na pëlqejnë gjëra për të cilat druhemi t’i themi me zë të lartë. Por gratë me besim në vete s’e njohin këtë ndjesi.
3. S’vuajnë prej dashurisë së pakthyer!
Kjo nuk do të thotë se ‘vajzat e këqija’ janë zemërthyeset dhe se nuk kanë asnjë lloj ndjenje gjatë romancave. Ajo çfarë bëjnë ndryshe nga të tjerat është se nuk kalojnë muaj të tërë duke qarë teksa shohin foto të vjetra. As nuk e mendojnë t’i kthehen një historie që ka mbaruar. Jo!
4. Kur dikush vonohet, ato ikin nga takimi!
Rregulli i 15-minutëshit nuk vlen për to. Nëse një vajzë e mirë do të priste dikë me orë të tëra për ta zhvilluar takimin, ‘vajza e keqe’ s’e bën. Koha e tyre është po e vlefshme se e të tjerëve dhe nuk e shpenzojnë duke pritur dikë që i ka keq punët me orën!
5. Nuk kanë frikë ta mërzisin mamin ndonjëherë!
Nëse vajzat e mira lejojnë që nëna të vendosi për to duke menduar se ajo do vetëm lumturinë e saj, ‘të këqijat’ nuk e bëjnë. Jo se duan t’i shqetësojnë mamatë e tyre, por kërkojnë respekt ndaj pavarësisë dhe vendimeve që marrin. Mami ndoshta do të mërzitet për pak kohë, por në fund do ta kuptojë!