Lifestyle

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e rrëzimit tragjik të avionit indian

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

Një avion pasagjerësh i kompanisë Air India, me destinacion Londrën, është rrëzuar të enjten në mëngjes gjatë ngritjes nga aeroporti “Sardar Vallabhbhai Patel”, në qytetin indian Ahmedabad. Avioni kishte në bord gjithsej 244 persona, përfshirë 232 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas të dhënave të para të konfirmuara nga autoritetet indiane të aviacionit dhe vetë kompania ajrore, mjeti ajror ishte nisur drejt në Londrës. Pak sekonda pas nisjes, avioni pësoi një defekt të papritur dhe humbi kontrollin, duke u rrëzuar në periferi të pistës së aeroportit. Ekipet e emergjencës reaguan menjëherë dhe arritën në vendngjarje brenda pak minutash.

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

Fillimisht, policia deklaroi se nuk kishte të mbijetuar nga rrëzimi. Megjithatë, në orët e pasdites, autoritetet konfirmuan se një pasagjer kishte shpëtuar. I vetmi i mbijetur i kësaj trajedie është dërguar në spital në gjendje kritike. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Sipas informacioneve paraprake nga ekipet e shpëtimit dhe dëshmitarët, i mbijetuari ishte ulur pranë krahut të majtë të avionit, afër daljeve të emergjencës. Ky pozicion e ka ndihmuar të dalë më shpejt nga rrënojat pas përplasjes dhe të shpëtojë nga flakët që përfshinë kabinën. Ai u gjet i vetëdijshëm, por me plagë të shumta.

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

Kombësia e pasagjerëve

Sipas informacionit të dhënë nga kompania ajrore, në bord ndodheshin: 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 1 kanadez, si dhe 7 portugezë.
Emrat dhe listat zyrtare të pasagjerëve pritet të publikohen nga autoritetet në ditët në vijim.

Hetimet dhe shkaqet e mundshme

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende. Autoriteti Indian i Aviacionit Civil ka ngritur një grup hetimor për të shqyrtuar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ekspertët po hetojnë disa pista të mundshme, përfshirë: defekt teknik në motor, mbingarkesë të mundshme të avionit, apo gabim njerëzor nga ana e pilotit.

Zyrtarë të kompanisë Air India thanë se avioni ishte në gjendje të mirë teknike dhe kishte kaluar inspektimet rutinë pak ditë më parë.

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Indi dhe jashtë saj. Familjarët e pasagjerëve janë mbledhur pranë aeroportit në pritje të informacionit zyrtar, ndërsa autoritetet kanë vendosur një linjë emergjence për të ofruar ndihmë psikologjike dhe mbështetje ndaj tyre.

Kryeministri i Indisë ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka kërkuar hetim të shpejtë e transparent. Kompania Air India ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet nga Ahmedabad drejt Evropës, derisa të qartësohet shkaku i aksidentit.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Only 1 survivor out of 244 passengers: Summary of the tragic Indian plane crash

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

An Air India passenger plane bound for London crashed on Thursday morning during takeoff from Sardar Vallabhbhai Patel Airport in the Indian city of Ahmedabad. The plane was carrying 244 people, including 232 passengers and 12 crew members.

According to initial reports confirmed by Indian aviation authorities and the airline itself, the aircraft was headed straight for London. A few seconds after takeoff, the plane suffered a sudden malfunction and lost control, crashing on the outskirts of the airport runway. Emergency crews responded immediately and reached the scene within minutes.

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

Initially, police said there were no survivors from the crash. However, in the afternoon, authorities confirmed that one passenger had escaped. The sole survivor of the tragedy was taken to hospital in critical condition. His identity has not yet been released.

According to preliminary information from rescue teams and witnesses, the survivor was sitting near the left wing of the plane, close to the emergency exits. This position helped him to get out of the wreckage more quickly after the crash and escape the flames that engulfed the cabin. He was found conscious, but with multiple injuries.

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

Nationality of passengers

According to information provided by the airline, there were: 169 Indian citizens, 53 British, 1 Canadian, and 7 Portuguese.
The names and official lists of passengers are expected to be published by the authorities in the coming days.

Investigations and possible causes

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

The cause of the crash has not yet been determined. The Indian Civil Aviation Authority has set up an investigation team to examine all the circumstances of the incident. Experts are investigating several possible clues, including: a technical defect in the engine, a possible overload of the aircraft, or human error on the part of the pilot.

Air India officials said the plane was in good technical condition and had passed routine inspections a few days ago.

Vetëm 1 i mbijetuar nga 244 pasagjerë: Përmbledhje e

The incident has shocked public opinion in India and abroad. Relatives of the passengers have gathered near the airport awaiting official information, while authorities have set up an emergency line to provide psychological help and support to them.

India's Prime Minister expressed condolences to the families of the victims and called for a swift and transparent investigation. Air India has temporarily suspended all flights from Ahmedabad to Europe until the cause of the accident is clarified.