
Ai është vetëm 4-vjeç, por falë aftësisë në modelim dhe stilit të tij, ka marrë famë ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për vogëlushin Ardi Klimenta, me origjinë nga Peja, por i lindur në Zvicër që momentalisht është shndërruar në një hit në mediat kineze, ndonëse nuk ka shkelur ende atje.


Stili i tij madje është krahasuar me atë të David Beckham dhe Ardi ka marrë edhe kërkesa bashkëpunimi nga shtëpitë e modës kineze si dhe disa kompani të tjera në Europë.

Ndonëse në moshë fare të vogël, Ardi Klimenta ka krijuar një karrierë të mirëfilltë, pasi paraprakisht është shfaqur edhe në disa prej mediave më të njohura zvicerane.
Burimi: Telegrafi