Anabelizim

Viola Gjoleka: Çfarë ndryshoi tek unë 'Hostel by Anabel'

Viola Gjoleka: Çfarë ndryshoi tek unë 'Hostel by

Viola Gjoleka, as që e mendonte se njerëzit do të dashuroheshin pas thjeshtësisë që transmetoi që prej mini-rolit që ju ofrua në serialin "Kemi njëri-tjetrin".

Pa ditur se çfarë e priste më vonë, Viola nuk u mendua dy herë për t'i thënë "PO", projektit më në zë të momentit, "Hostel by Anabel". Ndonëse në role sporadike, Viola spikati për natyralitetin, gjë që i hapi dyert diçkaje edhe më të madhe. Serialit:"Love Likes Tirana".

Viola, si ka qenë për ty deri më tani kjo eksperiencë?! 

Kjo është një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime dhe ndihem me fat që jam pjesë e këtij projekti. Normalisht përpos faktit që është argëtues, ne lodhemi shumë që publiku të marrë frytin më të mirë. 

Gjatë kohës që u propozua ky projekt, sigurisht që e mendoje që bashkë me suksesin e "Hostel by Anabel" do të vinte dhe fama juaj. Në momente qetësie, e imagjinoje si mund të ndryshonte jeta jote?! Nga një vajzë e thjeshtë, në një prej vajzave më të përfolura të momentit.

Të besohet që nuk e mendoja fare?! Personalisht nuk e nisa për famë, por e dashurova që në momentin që Dalina e propozoi. Akoma nuk jam mësuar me idenë që njerëzit më njohin në rrugë apo që më përshendesin.

Jeta ime nuk ka ndryshuar shumë, thjesht tani çdo gjë është më intensive. Nuk kam shumë kohë te lire, gjithsesi mundohem ta menaxhoj.

Viola, ti tek seriali "Love Likes Tirana" luan rolin e Ledias. Një vajzë naive, e thjeshtë, që jeton 100% e përkushtuar lidhjen e saj, ndonëse në distancë. Ku bashkohet dhe ndahet Viola nga Ledia?!

Mua dhe Ledian na bashkojnë shumë gjëra. Njësoj si ajo edhe unë, (fatmirësisht ose fatkeqësisht) dua të besoj tek njerëzit, tek mirësia dhe gjërat e pastra. Gjithsesi, nuk jam aq naive sa Ledia (qesh) sepse me kalimin e kohës jam bërë selektive dhe pranë vetes dua vetëm njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe që nuk përpiqen të ndryshojnë as 1% të asaj që jam vërtetë. 

Me komentet e njerëzve si i ke punet? Ti s'ke pasur fare Instagram për një periudhë apo jo?! Dhe më parë, me rrjetet sociale ishe hermetike. Pse kjo zgjedhje?! 

E kam thënë disa herë ka qënë një zgjedhje e imja personale duke qënë se jam tip që i përjetoj shumë gjërat. Mendoj se është më mirë të rrish larg. Para nje muaji hapa Instagramin dhe ne fakt kam marrë shumë dashuri. Kjo më gëzon shumë. 

E ke frikë famën? Mendon se dashur pa dashur do të të ndryshojë?! 

Më zë paniku shumë shpesh të jem e sinqertë, por që te pjesa e ndryshimit jam shumë e sigurt që jo. Madje tani jam bërë edhe me e dashur!.

Pasi Hosteli të ketë përfunduar, e sheh veten në televizion?! E do këtë fushë apo je thjesht duke shfrytëzuar mundesitë që të jep momenti?  

Nuk e kam menduar të jem pjesë e televizionit sepse siç e thashë nuk e nisa me atë qëllim. Jetës nuk i dihet sepse ashtu siç ndodhi “Hosteli” mund të ndodhi diçka tjetër, megjithëse e dyshoj këtë pjesë.  Jam pak më e orientuar në gjëra të tjera. Gjithsesi, unë e dua këtë fushë dhe jam mirënjohëse për mundësinë që mu dha.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Kur ngelesh veç me një pëllumb😂 #Albanianlife #Toxicex

Ishin fajtorë, por sidoqoftë nuk është ky qëllimi

Mos rrini kot, bëhuni kreativë me shoqërinë! 🤨

Me kë e ka Gerta? 🤨

do t’ju filmojmë dhe do ju nxjerrim në YouTube 😌

Shkuam për një kafe në TEG, dolëm me gjithë koleksionin e ri vjeshtë-dimër të Fashion & Friends. Ndodh. ;) @fashionandfriends_al

Reperi i njohur, Buta (Betim Januzaj), është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.

Ti s’je shumë e re për kontrolle. S’je shumë e zënë. Je thjesht shumë e rëndësishme! 💗

Sa personalitete ke?

Hailey Bieber në YSL Show - Pranvere ‘26

Viola Gjoleka

Viola Gjoleka: Çfarë ndryshoi tek unë 'Hostel by

Viola Gjoleka did not even think that people would be fond of the simplicity that has been broadcast since the mini-role that was offered in the series "We Have One Another".

Without knowing what he was expecting later, Viola was not thought twice to say "YES", the most prominent project of the moment, "Hostel by Anabel." Although in sporadic roles, Viola spikati for naturalness, which opened doors something even bigger. Serial, "Love Likes Tirana".

1.Viola, how has this experience so far been to you ?!

This is one of the most beautiful experiences of my life and I feel lucky to be part of this project. Normally, besides the fact that it's fun, we get tired so that the public gets the best fruit.

2. While this project was proposed, you certainly thought that along with the success of "Hostel by Anabel" would bring your fame. In moments of silence, imagine how your life could change ?! From a simple girl, to one of the most controversial girls of the moment.

To believe that I did not think at all ?! Personally, I did not go for fame, but I loved her the moment Dalina proposed it. I am not yet accustomed to the idea that people know me in the street or who greet me.

My life has not changed much, just now everything is more intense. I do not have much free time, anyway I try to manage it.

3. How do people's comments do you work for? You did not have Instagram for a while or not ?! And before, social networks were hermetic. Why this choice ?!

I have said it several times has been a personal choice since I'm a guy who experiences a lot of things. I think it's better to stay away. One month ago I started Instagram and I actually got a lot of love. That makes me very happy.

4. Are you afraid of fame? Do you think that loving without love will change you ?!

I panick very often to be honest, but to the part of the change I am very sure not. Even now I've been with my beloved !.

5. Once Hosteli has finished, you see yourself on television ?! Do you want this field or are you simply taking advantage of the opportunities that give you the moment?

I did not think I was part of television because as I said I did not start with that goal. Life is not known because something like "Hosteli" might happen, though I doubt this part. I'm a bit more oriented to other things. Anyway, I love this area and I'm grateful for the opportunity it gave me.