Relationships

Lidhje në distancë: Ja si ta bëni të funksionojë

Lidhje në distancë: Ja si ta bëni të funksionojë

Lidhjet në distanë përgjithësisht konsiderohen si të vështira për të funksionuar. Largësia, mungesa e komunikimit dhe e kontaktit fizik bëjnë që pjesa më e madhe e lidhjeve në largësi të përfundojnë në ndarje. Ama në këtë artikull ne kemi marrë këshilla nga një çift për të cilin distanca nuk është asgjë tjetër vetëm se kilometra boshe. Ja çfarë kanë sugjeruar ata për këdo që kërkon ta bëjë të funksionojë një lidhje në distancë:

Konsiderojeni provë. Nëse për disa çifte të qëndruarit larg njëri- tjetrit konsiderohet si vështirësi, për një çift që kërkon ta bëjë të funksionojë lidhjen largësia nuk është asgjë tjetër përveç se provë. Nëse arrini ta kaloni, atëherë jeni bërë për njëri- tjetrin.

Harrojini fjalët. Pjesa më e madhe e lidhjeve në largësi gjykohen nga njerëzit e jashtëm si të pamundura për tu mbajtur. Sa herë që do të dëgjoni diçka të tillë do t’ju këshillonim të sillni nëpër mend se gjithçka varet nga ju dhe nga askush tjetër.

Dorzohuni tek teknologjia. Sigurisht, teknologjia i afron njerëzit dhe e bën më të lehtë komunikimin, kështu që shfrytëzojeni në të mirë të lidhjes tuaj.

Inskenoni “seks” verbal. Sado e çuditshme t’ju duket kjo po ju themi se është tërësisht e shëndetshme. E folura “pisët” nuk është diçka për të cilën duhet t’ju vi turp në këtë rast.

Harrojini xhelozitë. Xhelozitë sado të vogla në një raport të tillë, janë shkatërruese. Nëse doni ta bëni kët të funksjonojë është mirë që të mos vini re çdo gjë të mundshme.

Bëni plane. Të bërit plane për të ardhmen është pa dyshim diçka e cila do t’i bëjë mirë lidhjes tuaj. Kështu do të arrini të keni synimet tuaja si çift dhe do të përpiqeni t’i realizoni ato.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb