Relationships

Teoria që të ndihmon të jetosh më lehtë me veten dhe të tjerët

Teoria që të ndihmon të jetosh më lehtë me veten dhe
Pinterest/@katieshiba_

Të themi se nuk na ka interesuar kurrë mendimi i të tjerëve do të ishte një gënjeshtër e vogël që shumica nga ne e kemi thënë të paktën një herë. Në një mënyrë apo tjetër, secili prej nesh është përpjekur të pëlqehet, të pranohet, apo të "përshtatet". Sidomos në moshë të re, dëshira për të qenë pjesë e grupit, për t’u pranuar nga shoqëria, është një ndjesi thuajse universale.

Por kohët e fundit, një teori e thjeshtë në dukje, ka tërhequr vëmendje dhe ka ndezur diskutime të gjera në rrjete sociale: “Lërini ata.” Kjo qasje, e prezantuar nga autorja dhe trajnerja e zhvillimit personal Mel Robbins, është bërë virale pas një videoje në Instagram që ka marrë miliona shikime.

Çfarë është “Lërini Ata”?

Në pamje të parë, duket si një këshillë e thjeshtë: nëse dikush nuk ju përfshin, nuk ju jep vëmendjen që prisni, nuk ju trajton siç dëshironi, lërini. Mos i detyroni!

Shembujt që jep Robbins janë të qartë:

– “Nëse miqtë nuk ju ftojnë për drekë këtë fundjavë, lërini të mos ju ftojnë.”

– “Nëse dikush që ju tërheq nuk kërkon një lidhje serioze, lëreni të largohet.”

Ideja është kjo: njerëzit ju tregojnë se kush janë me sjelljet e tyre, jo me fjalët. Dhe në vend që të përpiqeni t’i ndryshoni, lërini të jenë ashtu siç janë.

Pse funksionon kjo teori?

Teoria që të ndihmon të jetosh më lehtë me veten dhe

Sipas Robbins dhe terapistëve si Gloria Zhang, kjo qasje na ndihmon të heqim dorë nga kontrolli që përpiqemi të ushtrojmë mbi të tjerët, një kontroll që, në fakt, nuk e fitojmë kurrë.

"Na lejon të lirojmë barrën e përgjegjësisë për gjërat që janë jashtë kontrollit tonë," thotë Zhang. "Ne nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të sillen ndryshe nga sa duan."

Sa herë e kemi lodhur veten duke u përpjekur që dikush të na dojë më shumë, të na kuptojë më thellë, të na vlerësojë më shumë? Dhe sa herë kemi ndjerë zhgënjim kur ata nuk i përmbushën pritshmëritë tona, sado të arsyeshme na dukeshin?

“Lërini Ata” nuk është indiferencë. Është pranim. Është të thuash: Unë nuk kam kontroll mbi të tjerët, por kam kontroll mbi mënyrën si reagoj. Kjo sjell paqe, maturi emocionale dhe qartësi në marrëdhënie.

Si ta zbatoni në jetën tuaj?

Teoria që të ndihmon të jetosh më lehtë me veten dhe

1. Ulni pritshmëritë që keni nga të tjerët

Jo në kuptimin e të lejuarit të mungesës së respektit, por në ndaljen së kërkuari vazhdimisht përparësi. 

2. Merrni përgjegjësi për veten dhe vetëm për veten

Mos luani rolin e viktimës kur diçka nuk shkon. Pranoni pjesën tuaj në marrëdhënie. Por mos merrni përgjegjësi për emocionet apo veprimet e të tjerëve, nuk është detyra juaj t’u pëlqeni të gjithëve.

3. Lërini njerëzit të jenë vetvetja

Kur nuk përpiqeni t’i formësoni sipas asaj që dëshironi, do të kuptoni më shpejt kush është personi i duhur për ju. Ky është filtrimi më i mirë i mundshëm.

Teoria “Lërini Ata” na kujton se njerëzit nuk janë detyrimisht të këqij apo të pavëmendshëm, ata thjesht janë ata që janë. Nëse nuk përshtaten me jetën tuaj, ndoshta nuk janë të destinuar të jenë pjesë e saj.

REELS

Meet Valeria, një nga trajneret më të buzëqeshura të Sunride! Si është një klasë çiklizmi sipas saj? @sunride.al

🥺🥺🥺🥺🥺

Çfarë talenti ke?

Prifti e nxjerr jashtë nga kisha

Miranda Priestly bëri një paraqitje të papritur në sfilatën e @dolcegabbana këtë pasdite në Milano. Ajo nuk ishte parë për gati 20 vite në sfilatat e modës, por thuhet se po përgatit një ndryshim të madh për “biblën botërore të modës”.

PRANK PRINDËRVE Gjeni fëmijët tuaj 😂

E dini vetë ju se kë bëni tag 😌

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

The theory that helps you live more easily with yourself and others

Teoria që të ndihmon të jetosh më lehtë me veten dhe
Pinterest/@katieshiba_

To say that we have never cared about what others think would be a small lie that most of us have told at least once. In one way or another, each of us has tried to be liked, accepted, or "fit in." Especially at a young age, the desire to be part of a group, to be accepted by society, is an almost universal feeling.

But recently, a seemingly simple theory has attracted attention and sparked widespread discussion on social media: “Let them go.” This approach, introduced by author and personal development coach Mel Robbins, has gone viral after an Instagram video received millions of views.

What is “Leave Them”?

At first glance, it seems like simple advice: if someone doesn't include you, doesn't give you the attention you expect, doesn't treat you the way you want, let them go. Don't force them!

The examples Robbins gives are clear:

– “If your friends don’t invite you to lunch this weekend, let them not invite you.”

– “If someone you are attracted to isn’t looking for a serious relationship, let them go.”

The idea is this: people show you who they are with their actions, not their words. And instead of trying to change them, let them be who they are.

Why does this theory work?

Teoria që të ndihmon të jetosh më lehtë me veten dhe

According to Robbins and therapists like Gloria Zhang, this approach helps us give up the control we try to exert over others, a control that, in fact, we never gain.

"It allows us to release the burden of responsibility for things that are beyond our control," Zhang says. "We can't force people to behave differently than they want to."

How many times have we exhausted ourselves trying to get someone to love us more, to understand us more deeply, to appreciate us more? And how many times have we felt disappointed when they didn't meet our expectations, no matter how reasonable they seemed to us?

“Let Them Go” is not indifference. It is acceptance. It is saying: I have no control over others, but I do have control over how I react. This brings peace, emotional maturity, and clarity to relationships.

How do you apply it in your life?

Teoria që të ndihmon të jetosh më lehtë me veten dhe

1. Lower your expectations of others.

Not in the sense of allowing disrespect, but in stopping constantly seeking advantage. 

2. Take responsibility for yourself and only yourself

Don't play the victim when something goes wrong. Accept your part in the relationship. But don't take responsibility for the emotions or actions of others, it's not your job to please everyone.

3. Let people be themselves.

When you don't try to shape them into what you want, you'll understand more quickly who the right person is for you. This is the best possible filtering.

The “Let Them Go” theory reminds us that people aren’t necessarily bad or uncaring, they just are who they are. If they don’t fit into your life, they probably aren’t meant to be a part of it.