31 gushti – 22 vjetori i vdekjes së Lady Diana-s si pasojë e një aksidenti tragjik në tunelin Pont de l’Alma në Paris – u kalua në heshtje nga princ William dhe Harry, pasi kuptohet që është një datë e trishtueshme për ta. Megjithatë nga ana tjetër, vëllai i princeshë Diana-s, Earl Charles Spencer, nuk qëndroi aspak në heshtje, përkundrazi po e kthen gjithë situatën në favor të tij.

Funerali i Lady Diana-s, 1997
Daily Mail raporton se Spencer po shet kopje të eulogjisë që lexoi në funeralin e saj në kishën mbretërore Westminster Abbey. Në dyqanin e tij Althorp House në Northamptonshire, qark në Angli, ai shet kopje të ligjëratës së mbajtur gjatë funeralit të Lady Diana-s për £30 ose afërsisht 4,000 lekë.
Ligjërata vjen e paketuar në një mbështjellëse të fortë blu, shoqëruar me një fjongo ceremoniale. Po kështu “Earl Spencer’s Tribute to Diana, Princess of Wales” mund të blihet edhe në internet.
Vizitorët shprehen online se Spencer ka krijuar edhe një stendë për të nënshkruar.
Deri tani, nuk dihet asnjë detaj si mund të kenë reaguar princi Harry dhe William, megjithëse dyshojmë të jenë të lumtur për një veprim të tillë.
Burimi: Cosmopolitan