Health

Vaksina mund të mbërrijë në Shqipëri në janar

Vaksina mund të mbërrijë në Shqipëri në janar

Vaksina kundër Covid-19 është në qendër të vëmendjes së institucioneve shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një intervistë për Report Tv, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh se “shpreson që në javët e para të janarit të jemi ndër vendet e para për të aplikuar vaksinën”.

"Pavarësisht mbrojtjes, vaksina do të jetë shpëtuese. Firmat farmaceutike janë në garë se kush po prodhon e para vaksinën. Vaksina nuk është në pjesët e parandalimit të koronavirusit, por ajo do na mbrojë në nivele të larta.” – tha ajo.

Në vijim Tomini shtoi:

“Shqipëria, njësoj si vendet e tjera, që është anëtarësuar brenda rrjetit të Covax [dhe] ka pjesën e saj në dritaren e parë të programuar. Vendet që janë në zhvillim e sipër janë prioritare kundrejt vendeve që janë të zhvilluara. Shqipëria është pjesë e këtij rrjeti dhe shpresojmë që sa më herët të sjellim vaksinën. Shpresojmë që në javët e para të janarit të jemi ndër vendet e para për të aplikuar vaksinës. Meqë vendet e tjera e kanë programuar marrjen e vaksinës përpara Krishtlindjeve, ne shpresojmë për javët e para të janarit.”

Covax është programi i drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shpërndarjen e vaksinave. Në një komunikim për mediat më 24 nëntor, kryeministri Rama foli ndër të tjera për vaksinën që do të marrë vendi ynë duke u ndalur edhe te çmimi i saj.

“E lirë apo e shtrenjtë, kjo është një tjetër temë. Nuk i kemi lënë gjë mangët popullit kur ka qenë puna për gjëra që lidhen me elementët më të rëndësishëm për jetën. Nuk do ta lëmë mangët këtë detyrim, pavarësisht çmimit. Nuk do të thotë se do të marrim vetëm një lloj. Mund të marrim nga të gjitha llojet nëse do të kemi mundësi, siç po bëjnë të tjerët. Asnjë vend, mesa unë po shoh, nuk po fokusohet vetëm te një.”

Artikuj të rekomanduar:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The vaccine may arrive in Albania in January

Vaksina mund të mbërrijë në Shqipëri në janar

The Covid-19 vaccine is in the spotlight of national and international health institutions. In an interview with Report Tv, the head of epidemiology at the Institute of Public Health, Eugena Tomini, said that "she hopes that in the first weeks of January we will be among the first countries to apply the vaccine."

"Despite the protection, the vaccine will be life-saving. Pharmaceutical companies are in competition over who is producing the vaccine first. The vaccine is not in the coronavirus prevention parts, but it will protect us at high levels." She said.

Tomini added:

"Albania, like other countries, which is a member of the Covax network [and] has its share in the first programmed window. Developing countries are a priority over developed countries. Albania is part of this network and we hope to bring the vaccine as soon as possible. We hope to be among the first countries to apply the vaccine in the first weeks of January. "Since other countries have scheduled the vaccine before Christmas, we hope for the first few weeks of January."

Covax is a program run by the World Health Organization for the distribution of vaccines. In a communication to the media on November 24, Prime Minister Rama spoke, among other things, about the vaccine that our country will receive, focusing on its price.

"Cheap or expensive, this is another topic. We have left nothing to the people when it comes to things related to the most important elements of life. We will not leave this obligation deficient, regardless of the price. It does not mean that we will only get one type. We can take from all kinds if we will have the opportunity, as others are doing. "No country, as far as I can see, is focusing on just one."