Health

Urime, jeni të virgjër sërish: Gjëja që nuk dinit për himenin

Urime, jeni të virgjër sërish: Gjëja që nuk dinit

Kur ishim të vegjël na mësuan se himeni është një shtresë e hollë lëkure që mbulon hapjen vaginale dhe që çahet kur penterohet për herë të parë. Dhe kjo çarje është arsyeja pse shumë gra kanë gjakderdhje kur bëjnë seks për herë të parë, apo jo? Nëse nuk ka gjakderdhje, me shumë mundësi himeni është çarë duke i dhënë biçikletës.

Epo, shumica e këtyre informacioneve që na janë rrënjosur në tru, janë gabim!

Më gabim s’bëhet, domethënë. Është e pamundur të dallosh nëse dikush është i virgjër ose jo, vetëm duke i parë himenin. “Himeni nuk çahet herën e parë që bëni seks,” thotë Rose Olson, autor i një studimi mbi virgjërinë. “Vëzhgimi i himenit nuk zbulon asgjë për historinë seksuale të dikujt. Himenët nuk janë dy njëlloj. As mjekët me përvojë nuk e dallojnë dot një himen të virgjër nga një himen jo të virgjër.”

Njësoj si vagina, himenët janë të të gjitha llojeve dhe masave. Disa njerëz janë lindur pa himen fare dhe vrima në mes të himenit varion në madhësi, pavarësisht në është penetruar apo jo. E vetmja gjë e vërtetë nga gjithë kjo histori është se edhe vagina edhe himeni, bëhen më fleksible me shtimin e penetrimeve.

 

A post shared by Caroline (@thealbaniangirl_) on

Nëse himeni çahet vërtetë gjatë penetrimit, nuk qëndron i çarë përjetë. Shërohet!

“Një sërë studimesh kanë treguar se dëmtimet në himen shërohen shpejt dhe nuk lënë shenjë të asaj që ndodhi. Shumica e dëmtimeve zhduken tërësisht brenda pak ditësh ose javësh. Pra, nuk mund të dallosh nëse një himen është çarë apo jo, sepse shërohet vetiu,” shpjegon Olson.

Himeni zvogëlohet me kalimin e kohës. Është më i dukshëm në adoleshencë dhe rini, por falë hormoneve, rreth moshës 25 vjeç, himeni ngushtohet në një masë që është e padallueshme. Kjo nuk ka të bëjë me nëse keni bërë seks ose jo.

 

A post shared by virageknal (@virageknal) on

“Himeni është një copë indi i hollë dhe fleksibël që ndryshon me kohën dhe ekspozimin ndaj estrogjenit në pubertet. Zgjerohet dhe hapet lehtësisht. Kur të bëni seks për herë të parë, himeni do të jetë i padallueshëm fare,” thotë Olson.

Gjakderdhja gjatë kontaktit të parë seksual ndodh prej mungesës së lubrifikimit. Dhe le të mos harrojmë që virgjëria është thjesht një konstrukt shoqëror.

Burimi: Buzzfeed

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----urime-jeni-te-virgjer-serish-gjeja-qe-nuk-dinit-per-himenin