Lori Hoxha publikoi në Snapchat një video të 12 viteve më parë, kur ishte vetëm 9 vjeçe.
Ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat e saj duke parë veten, në video shfaqet Lori në mes të një grupi fëmijësh, që tërheq vëmendjen duke kërcyer në radhën e parë. Ajo nuk ndalon së lëvizuri në ritmet e muzikës turke, madje bën edhe lëvizjet e twist-it, me dy gishtat përpara syve.
Fituesja e "Dancing with the stars 4" njihet si trashëgimtare e Top Media-s dhe fashioniste, por pas kësaj videoje, e kemi të paqartë pse nuk është marrë seriozisht me kërcimin.