Showbiz

Akuzat për abuzim me një 15-vjeçare: Merret vendimi për Gjikon

Akuzat për abuzim me një 15-vjeçare: Merret vendimi për
Foto: @gjikotheflyboy/Instagram

Reperi Asdren Gjikolli - i njohur për publikun me emrin artistik Gjiko - është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në lidhje me akuzën për abuzim, që ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike disa vite më parë.

Vendimi u mor pas një procesi gjyqësor që përfshiu shqyrtimin e provave të paraqitura nga prokuroria dhe mbrojtja. Sipas burimeve të sigurta të Telegrafit, trupi gjykues ka arritur në përfundimin se provat ishin të pamjaftueshme për të lidhur artistin me akuzën e ngritur ndaj tij, duke çuar në lirimin e tij nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Në mars të vitit 2022, disa media raportuan se ndaj Gjikos ishte ngritur një aktakuzë e rëndë për abuzim ndaj një të miture 15-vjeçare. Sipas padisë së pretenduar në atë kohë, reperi dyshohej se kishte mashtruar vajzën me premtime për karrierë muzikore, e më pas kishte përdorur substanca narkotike dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjete sociale dhe media, duke shkaktuar reagime të forta në publik dhe duke vënë nën presion figurën publike të reperit. Megjithatë, menjëherë pas publikimit të pretendimeve, Gjiko i mohoi kategorikisht të gjitha akuzat.

Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale në atë kohë, ai shkroi:

“Të nderuar familjarë dhe miq,
Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pavërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është shumë në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar.”

Ai gjithashtu bëri të ditur se kishte ndërmarrë hapa ligjorë kundër shpifjeve, duke theksuar se besonte në drejtësinë e institucioneve.

REELS

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Accusations of abuse of a 15-year-old girl: Decision made for Gjiko

Akuzat për abuzim me një 15-vjeçare: Merret vendimi për
Photo: @gjikotheflyboy/Instagram

Rapper Asdren Gjikolli - known to the public by his stage name Gjiko - has been declared innocent by the Basic Court of Pristina in connection with the abuse charge, which was at the center of media attention several years ago.

The decision was made after a court process that included reviewing the evidence presented by the prosecution and defense. According to reliable sources of the Telegraph, the panel concluded that the evidence was insufficient to connect the artist to the charges brought against him, leading to his acquittal on all counts of the indictment.

In March 2022, several media outlets reported that Gjiko had been charged with serious abuse of a 15-year-old minor. According to the alleged lawsuit at the time, the rapper was suspected of having deceived the girl with promises of a musical career, and then having used narcotic substances and having sexual relations with her.

The news spread rapidly on social networks and the media, causing strong reactions in the public and putting pressure on the rapper's public image. However, immediately after the allegations were published, Gjiko categorically denied all accusations.

In a statement published on social media at the time, he wrote :

"Dear family and friends,
During these days, my family and I are facing a fabricated untruth. I have not raped anyone, let alone a 15-year-old. I have not deceived nor have I promised a career, nor have I given a minor narcotic substances. My family is very okay because they know that this is fabricated."

He also announced that he had taken legal steps against defamation, emphasizing that he believed in the justice of institutions.