Mirë se erdhe shpirt kurioz! Hyjmë direkt në temë!
Siç e lexove, Sara mund të jetë duke përjetuar një romancë të re!
Me kë? Me Erik Fullanin!
Rishtazi, Icon Style ka publikuar një foto ekskluzive, ku Sara shfaqet duke biseduar me Erikun.
“Në foto, Sara dhe Eriku shihen duke shijuar një ditë plazhi në shoqërinë e njëri-tjetrit, të relaksuar dhe të buzëqeshur, në një ambient privat dhe larg syve të publikut”, thuhet në artikullin e publikuar nga Icon Style.
Një ditë më parë, rrjeti gëloi gjithashtu nga thashethemet se Sara dhe Eriku mund të jenë bashkë. Për këtë, u bë shkak fakti që ata të dy u shfaqën te festa e ditëlindjes së parë të Zeos, djalit të Olta Gixharit.
View this post on Instagram
Në një video që vetë Olta publikoi, shihen bashkë Eriku dhe Sara, e cila ka një miqësi të ngushtë me aktoren. E përmendëm me qëllim këtë pjesën e miqësisë, sepse pretendohet që Olta dhe Eriku nuk kanë qenë ndonjëherë shumë miq me njëri-tjetrin dhe afërmendsh, askush nuk do të ftonte në ditëlindjen e djalit një person që s’e njeh shumë mirë. Ura lidhëse mes tyre mund të ketë qenë Sara, duam të themi, për t’i rënë shkurt, se shumë vapë për rebuse.
Sigurisht, as Sara dhe as Eriku nuk i kanë konfirmuar/mohuar zërat, por ne s’do mbetemi në terr informativ. Do gërmojmë dhe do ju tregojmë.