Relationships

U zhduk pa gjurmë dhe tani u kthye sikur s’ka ndodhur asgjë? Ja pse ndodh

U zhduk pa gjurmë dhe tani u kthye sikur s’ka ndodhur asgjë? Ja
@VELVETHAZE

Pavarësisht nëse ke qenë viktimë e “ghosting” apo e ke bërë vetë, me siguri e di mirë se çfarë është: kur dikush zhduket papritur nga një marrëdhënie pa asnjë paralajmërim, duke lënë tjetrin të pyesë çfarë ndodhi. Por nëse ke menduar se kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ndoshta s’ke dëgjuar për “evoluimin” e këtij fenomeni, të quajtur “zombing”.

Jo, nuk ka të bëjë me filmat e frikshëm për zombie, edhe pse emri të bën të mendosh menjëherë këtë. Në fakt, “zombing” ndodh kur një person që është zhdukur si fantazmë, pra ka bërë “ghosting”, papritur rishfaqet sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Me fjalë të tjera: u zhduk, pastaj “u ringjall” dhe u kthye përsëri në jetën tënde.

Pse ndodh kjo?

U zhduk pa gjurmë dhe tani u kthye sikur s’ka ndodhur asgjë? Ja

Sipas ekspertëve, arsyet janë të ndryshme, por më e zakonshmja është papjekuria emocionale. Personi që e bën këtë shpesh e ka zhvendosur vëmendjen drejt dikujt tjetër, por kur mërzitet ose mbetet vetëm, kthehet tek ti si të mos ketë ndodhur asgjë.

Një arsye tjetër është mërzia. Sipas seksologes Marla Renee Stewart, njerëzit që “zombiesohen” shpesh e bëjnë këtë nga mërzia, sepse duan të rikthehen tek dikush që dikur u ka dhënë argëtim ose vëmendje.

Ndërsa psikologia Kate Balestrieri shpjegon se pas kësaj sjelljeje qëndron shpesh nevoja për vëmendje. Ata duan të shohin nëse ende kanë ndikim te tjetri. E përdorin këtë si mënyrë për t’u ndier sërish të vlefshëm kur janë pasigurt me veten. Ka edhe nga ata që rikthehen vetëm për të parë nëse tjetri është ende i lënduar apo mban mëri.

Si duhet të reagosh

U zhduk pa gjurmë dhe tani u kthye sikur s’ka ndodhur asgjë? Ja

Reagimi më i mirë ndaj “zombing”-ut është indiferenca.
Sigurisht, personi që kthehet do të ketë një justifikim “të mirë” për zhdukjen e tij, por varet nga ti nëse do ta pranosh apo jo. Kjo lloj sjelljeje tregon papjekuri dhe toksicitet, dhe njerëz të tillë nuk kanë vend në jetën tënde.

REELS

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

“Mos ik o trim”

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

He disappeared without a trace and now he's back as if nothing happened? Here's why it happens

U zhduk pa gjurmë dhe tani u kthye sikur s’ka ndodhur asgjë? Ja
@VELVETHAZE

Whether you've been a victim of ghosting or have done it yourself, you probably know what it's like: when someone suddenly disappears from a relationship without warning, leaving the other person wondering what happened. But if you thought that was the worst thing that could happen, you probably haven't heard of the "evolution" of this phenomenon, called "zombing."

No, it's not about scary zombie movies, even though the name immediately makes you think of that. In fact, "zombing" occurs when a person who has disappeared as a ghost, i.e. has been "ghosting", suddenly reappears as if nothing had happened.

In other words: it disappeared, then "resurrected" and came back into your life.

Why does this happen?

U zhduk pa gjurmë dhe tani u kthye sikur s’ka ndodhur asgjë? Ja

According to experts, the reasons are varied, but the most common is emotional immaturity. The person who does this has often shifted their attention to someone else, but when they get bored or are left alone, they come back to you as if nothing had happened.

Another reason is boredom. According to sexologist Marla Renee Stewart, people who "zombify" often do so out of boredom, wanting to return to someone who once gave them entertainment or attention.

While psychologist Kate Balestrieri explains that behind this behavior lies often a need for attention. They want to see if they still have influence over the other person. They use this as a way to feel valuable again when they are insecure about themselves. There are also those who return just to see if the other person is still hurt or holding a grudge.

How should you react?

U zhduk pa gjurmë dhe tani u kthye sikur s’ka ndodhur asgjë? Ja

The best response to “zombing” is indifference.
Of course, the person who returns will have a “good” excuse for their disappearance, but it’s up to you whether you accept it or not. This kind of behavior shows immaturity and toxicity, and such people have no place in your life.