Mbrëmjen e së mërkurës, i dashuri i Luanës, Krenar Çoçaj, është konfliktuar fizikisht me Besmir Lilën, 31-vjeçarin që prej kohësh ndiqte prezantuesen e “Top Channel”.
Në raportin e policisë thuhej se Lila, i cili kërkonte të fliste me ngulm me Luanën, ka goditur me grusht 29-vjeçarin nga Kosova pas ndërhyrjes së tij për të ndihmuar të dashurën. Thuhej madje edhe se Lila kishte një armë zjarri, gjë që e bën edhe më të rrezikshëm përballjen mes të dyve. Megjithatë Krenari është shëndoshë e mirë.
Ai ka publikuar foto në Snapchat ku duket shumë i qetë dhe i qeshur, si për të treguar se gjithçka ndodhi nuk pati asnjë ndikim tek ai. Madje nuk duken as gjurmë të grushtit të marrë. Në njërën nga fotot e publikuara nga Indeks Online, ai shfaqet në makinë, duke treguar me shenjë nga kamera se gjithçka është mirë, ndërsa në tjetrën, duket i shtrirë bashkë me një fëmijë të vogël.
Pra gjërat në jetën e tij vazhdojnë normalisht, pavarësisht incidentit që ka bërë bujë dy ditët e fundit në media.