
Egla Ceno, përmes një postimi në Instagram, ka reaguar pasi u përmend në podkastin “Mirëmbrëma Yje” me moderatore Arbana Osmanin. Ajo kishte ftuar Inida Gjata Kruz, Arjan Konomin dhe Zhaklin Lekatarin, të cilët u pyetën se ç’mendim kanë për Egla Cenon.
View this post on Instagram
Zhaklina tha se është homophobe, Inida e quajti “idiote komplet”, ndërsa Arjani tha se nuk e njihte. Nisur nga kjo, Egla shkroi:
“Nëse ju bën punë përbaltja e emrit tim, ju lutem vazhdoni! Të paktën, mos e bëni grati se dukeni si idiotë pastaj. Maksimumi, futini një të zgërdhirë kur i dëgjoni se kur nuk prodhon dot seriozitet, nuk të ngelet veçse të zgërdhihesh”.

Për kontekst, zgërdhirja u referohet faktit që të ftuarit qeshën me përgjigjen e Inidës.

