
Egli Tako, e ftuar në “Wake Up”, ka folur goxha e indinjuar për lajmet që janë shkruar për të nëpër portale, duke treguar se ka ndërmarrë masa ligjore, duke i kallëzuar në polici. Ish-banorja e “BBVA” u shpreh se gjithçka është bërë për klikime dhe media që ka denoncuar nuk interesohet për dëmin që i shkakton asaj, por edhe për personat e tjerë:
“Shpifje dhe mashtrime shumë të rënda, për të cilat askush nuk mban përgjegjësi për çfarë është shkruar dhe kjo vjen nga një media online, çka është tejet e rëndë. Është bërë çdo gjë klikime, pavarësisht se çfarë i shkakton personit tjetër, me ato shpifje që po shkruan dhe pa marrë parasysh që përfshihen persona të tjerë që nuk janë figura publike, të cilët janë njerëz të mitë që kanë familjen nga pas”.
Më tej, shtoi:
Këto portale që nuk marrin parasysh dhe (thonë) “bjeri Eglit” se jam figurë publike tani dhe duhet ta mbaj përsipër…Jo, unë s’kam pse e mbaj përsipër një mashtrim. Mbaj përsipër përgjegjësitë e mia”.
“Unë dje jam drejtuar me urgjencë drejt organeve kompetente dhe kam bërë një kallëzim penal dhe sot, jam në takim me avokatin tim”, përfundoi Egli.
View this post on Instagram
Egli ka qenë një prej personave më të komentuar në media gjatë dhe pas përvojës së saj në “BBVA”, veçanërisht prej marrëdhënies së saj me Gjestin. Por, sërish ajo përflitet për lajme të ndryshme, përfshirë raporte me persona të tjerë.
