
TMZ siguroi një mesazh të hënën, ku regjisori Justin Baldoni komplimentonte aktoren Blake Lively, pasi ajo i kishte dërguar foto duke provuar kostumet e personazhit Lily Bloom, në fillim të vitit 2023.
“Hej Blake, shpresoj që provat e veshjeve të kenë shkuar shumë mirë,” dëgjohet të thotë Baldoni.
“Faleminderit që më dërgove fotot, ishte shumë bukur t’i shihja.”

Më tej, ai shton se ndodhej në një takim kur fotot iu dërguan dhe se, sapo i pa, u emocionua shumë.
“Dukesh shumë e bukur. Do të shkojë shumë mirë,” vazhdoi ai.
Blake Lively ka treguar gjithashtu se bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, e kishte nxitur të fliste hapur me Justin Baldoni-n për shqetësimet e saj, sepse marrëdhëniet mes tyre në atë kohë ishin të mira.

Sipas Blake Lively-t, ajo po i drejtohej aktorit “më shumë si mike, se sa për ndonjë arsye tjetër”, ndërsa po përgatitej të rikthehej në punë pas lindjes së djalit, në shkurt të vitit 2023.
Ajo dëshironte që regjisori të tregonte mirëkuptim ndaj nevojave të saj.
Edhe pse gjithçka dukej se filloi mirë, pas daljes së filmit në gusht 2024 nisën thashethemet për një përçarje mes tyre. Kështu iu drejtuan gjykatës, ku pritet të përballen në 18 maj.

Më shumë për dramën Baldoni - Lively:




