Metropolitan

‘U bënë të famshme nga mafia shqiptare’: Bebe Rexha i përgjigjet postimit të çuditshëm

‘U bënë të famshme nga mafia shqiptare’: Bebe Rexha i

Nëse 2020 do të kishte një libër me teoritë konspirative (meqë ra fjala, duhet ta ketë), me patjetër do të vendosnim edhe pretendimin e një përdorueseje të Twitter-it, @mamabethanyjoan, sipas të cilës, këngëtaret me origjinë shqiptare të famshme nëpër botë, si Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora apo Ava Max, nuk u bënë të njohura nga talenti, por u promovuan nga mafia shqiptare për pastrim parash dhe të tjera biznese të paligjshme. Ok. Qartë. Disa sekonda derisa ta “përtypim” gjithë këtë informacion.

‘U bënë të famshme nga mafia shqiptare’: Bebe Rexha i

Vazhdojmë. Sipas @mamabethanyjoan, është e pamundur që një vend me 2.8 milionë banorë, të “shpërthejë” papritur me kaq shumë yje popi. Në “studimin” e saj serioz dhe voluminoz, personi në fjalë harroi të përfshinte emigrantët.

View this post on Instagram
 
A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on

Me përjashtim të atyre që zakonisht besojnë gjithë çfarë lexojnë (ose kanë mendime nacionaliste dhe shfaqin urrejtje ndaj popujve të tjerë), pjesa dërrmuese e njerëzve i konsiderojnë postimet si të pakuptimta, të çuditshme dhe të palogjikshme. Në Instagramin e @anabel_media, disa ndjekës ironizuan:

“Çfarë imagjinate!”, “Si e llogariti buxhetin 5.6 milionë euro të mafias? Në fakt, aq janë vetëm para xhepi”, “Po kush është kjo se që paska fantazi e kuptuam”, “Çfarë konspiracioni”, “Shumë e vërtetë. Tani mafia shqiptare do marrë aksione në bursën e New York-ut dhe do të luajë me ekonominë e shteteve të fuqishme”, “Kush do t'ia shpjegojë gocës se ne jemi 2.8 milionë banorë [vetëm] brenda kufijve?” etj.

Deri tani, e vetmja që ka reaguar është Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter.

“Sinqerisht, kjo është kaq qesharake. Gjithashtu nëse e ke ‘numrin e mafias’ për të cilën thua se na bëri të famshme, a mund të ma dërgosh? Do të publikoj një këngë së shpejti. Ndoshta më ndihmojnë që të ‘siguroj një hit’. Po qesh me lot. Mos hidh poshtë atë për të cilën femrat shqiptare kanë punuar kaq fort.”

REELS

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

'They became famous by the Albanian mafia': Bebe Rexha responds to the strange post

‘U bënë të famshme nga mafia shqiptare’: Bebe Rexha i

If 2020 had a book with conspiracy theories (by the way, it should have), we would definitely place the claim of a Twitter user, @mamabethanyjoan, according to whom, singers of Albanian origin famous around the world , like Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora or Ava Max, did not become known for their talent, but were promoted by the Albanian money laundering mafia and other illegal businesses. Ok. Clear. A few seconds until we "chew" all this information.

‘U bënë të famshme nga mafia shqiptare’: Bebe Rexha i

We continue. According to @mamabethanyjoan, it is impossible for a country with 2.8 million inhabitants to suddenly "explode" with so many pop stars. In her serious and voluminous "study", the person in question forgot to include immigrants.

View this post on Instagram
 
A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on

With the exception of those who usually believe everything they read (or have nationalist views and display hatred towards other peoples), the vast majority of people consider the posts to be meaningless, strange, and illogical. On @anabel_media's Instagram, some followers joked: