Edhe pak orë na ndajnë nga organizimi madhështor i "Met Gala 2019", një event nën kujdesin e veçantë dhe të përvitshëm të ikonës së modës, Anna Wintour.
Yjet botërorë do të bëhen bashkë për të dhuruar një spektakël të vërtetë në tapetin e kuq. Përgatituni që pas disa orësh (Met Gala 2019 nis në 23:30 me orën tonë) të shihni Harry Styles, Lady Gaga- n apo Serena Williams- n.
Në një kohë kur e gjithë bota është sy e veshë, Twitter- i po shpërndan me shpejtësi lajmin më të trishtë të mundshëm: Rihanna NUK do të jetë e pranishme!
Mesa duket, shkak u bë një raportim në “Evening Standard”, pesë ditë më parë, ku thuhej se këngëtarja nuk e kishte konfirmuar ende pjesëmarrjen.
“Dëgjoni, pa ofenduar të preferuarit tuaj, por çfarë kuptimi ka Met Gala nëse nuk është e pranishme Ruihanna?” shkruan dikush.
“Shtyjeni për vitin tjetër.” shprehet një tjetër.
Teksa e gjitha kjo mbetet për t’u parë, le të kujtojmë disa nga veshjet e artistes në Met Gala- të e shkuara: