Metropolitan

“Triangle of Sadness” është nominuar për 3 çmime Oscar dhe ti duhet ta shohësh patjetër!

“Triangle of Sadness” është nominuar për 3
Instagram

Një komedi e zezë, e mbushur me satirë debutoi vitin e kaluar në Festivalin e Filmit në Kanë, fitoi “Palme d’Or” dhe mori pa fund vlerësime dhe plot duartrokitje; për të qenë më të saktë, të ftuarit e duartrokitën për 8 minuta. Trailer-in mund ta shohësh këtu.

Rishtazi, është nominuar për 3 çmime Oscar dhe është goxha pretendent në kategoritë në të cilat është nominuar. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Triangle of Sadness (@triangleofsad)

Për çfarë flet?

Subjekti i filmit, fund e krye është një satirë mbi pasurinë, klasat dhe privilegjet. Për sa i përket titullit, nuk ka të bëjë me një lëndim romantik, por për një ndërhyrje kirurgjikale, që përdoret për të etiketuar rrudhat që krijohen mes vetullave dhe shpesh korrigjohen me botox.

Koncepti “eat the rich” është pëlqyer shumë nga publiku dhe mesa duhet, shikuesit janë shumë të uritur për të tilla tematika. Në këtë film, të pasurit jo thjesht “hahen”, por “gllabërohen” dhe “përtypen” ethshëm.

Në film do të shohësh situata komike dhe tragjike që tregojnë sa të shkëputur nga realiteti dhe njëkohësisht, sa të plotfuqishëm janë të pasurit. Personazhet kryesore janë Carl (Harris Dickinson) dhe Yaya (Charbli Dean), figura të botës së modës, të cilët ndërmarrin një aventurë.

Fillimisht, aventura duket si përrallë dhe shumë e bukur për t’u postuar në Instagram, por tragjikisht, pasagjerët përballen me një stuhi, e cila godet anijen e tyre. Ata përfundojnë në një ishull të izoluar plot me miliarderë dhe një sanitare.

Ata përpiqen të mbijetojnë dhe sanitarja, e cila përpiqet t’i ndihmojë, është i vetmi person me aftësi praktike mbijetese. Hierarkia pëson lëkundje të ndjeshme dhe kthehet përmbys. Përmes komedisë dhe humorit të zi, mësojmë për mungesën e ekuilibrit në botën e sotme, ku të pasurit jetojnë në flluskën e tyre, ndërsa të tjerët, janë të varur nga ky realitet.

“Triangle of Sadness” është nominuar për 3

“Triangle of Sadness” ka marrë shumë vlerësime dhe trofe në Europë. Ai ka rrëmbyer çmimin si filmi më i mirë europian në 35-vjetorin e Filmit Europian, vitin e kaluar. Ruben Östlundn, nga ana tjetër, mori po ashtu çmimin për skenarin dhe regjisorin më të mirë. Gjithashtu, Zlatko Buric, i cili luan rolin e një manjati rus të mbeturinave, fitoi çmimin si aktori më i mirë.
 
Filmi është nominuar edhe për 3 çmime Oscar: “Filmi më i mirë”, “Skenari më i mirë origjinal”, “Regjisori më i mirë”.
 
Kasti:

Kasti i “Triangle of Sadness” ka aktorë të mirënjohur dhe yje të rinj: Woody Harrelson, Harris Dickinson, Charbli Dean Kriek, Vicki Berlin dhe Zlatko Buric.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

"Triangle of Sadness" has been nominated for 3 Oscars and you must see it!

“Triangle of Sadness” është nominuar për 3
Instagram

A black comedy full of satire debuted last year at the Cannes Film Festival, won the Palme d'Or and received endless praise and applause; to be more precise, the guests applauded him for 8 minutes. You can see the trailer here.

Recently, it has been nominated for 3 Oscars and is quite a contender in the categories in which it is nominated. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Triangle of Sadness (@triangleofsad)

What are you talking about?

Subjekti i filmit, fund e krye është një satirë mbi pasurinë, klasat dhe privilegjet. Për sa i përket titullit, nuk ka të bëjë me një lëndim romantik, por për një ndërhyrje kirurgjikale, që përdoret për të etiketuar rrudhat që krijohen mes vetullave dhe shpesh korrigjohen me botox.

Koncepti “eat the rich” është pëlqyer shumë nga publiku dhe mesa duhet, shikuesit janë shumë të uritur për të tilla tematika. Në këtë film, të pasurit jo thjesht “hahen”, por “gllabërohen” dhe “përtypen” ethshëm.

Në film do të shohësh situata komike dhe tragjike që tregojnë sa të shkëputur nga realiteti dhe njëkohësisht, sa të plotfuqishëm janë të pasurit. Personazhet kryesore janë Carl (Harris Dickinson) dhe Yaya (Charbli Dean), figura të botës së modës, të cilët ndërmarrin një aventurë.

Fillimisht, aventura duket si përrallë dhe shumë e bukur për t’u postuar në Instagram, por tragjikisht, pasagjerët përballen me një stuhi, e cila godet anijen e tyre. Ata përfundojnë në një ishull të izoluar plot me miliarderë dhe një sanitare.

Ata përpiqen të mbijetojnë dhe sanitarja, e cila përpiqet t’i ndihmojë, është i vetmi person me aftësi praktike mbijetese. Hierarkia pëson lëkundje të ndjeshme dhe kthehet përmbys. Përmes komedisë dhe humorit të zi, mësojmë për mungesën e ekuilibrit në botën e sotme, ku të pasurit jetojnë në flluskën e tyre, ndërsa të tjerët, janë të varur nga ky realitet.

“Triangle of Sadness” është nominuar për 3

“Triangle of Sadness” ka marrë shumë vlerësime dhe trofe në Europë. Ai ka rrëmbyer çmimin si filmi më i mirë europian në 35-vjetorin e Filmit Europian, vitin e kaluar. Ruben Östlundn, nga ana tjetër, mori po ashtu çmimin për skenarin dhe regjisorin më të mirë. Gjithashtu, Zlatko Burić, i cili luan rolin e një manjati rus të mbeturinave, fitoi çmimin si aktori më i mirë.
 
Filmi është nominuar edhe për 3 çmime Oscar: “Filmi më i mirë”, “Skenari më i mirë origjinal”, “Regjisori më i mirë”.
 
Kasti:

Kasti i “Triangle of Sadness” ka aktorë të mirënjohur dhe yje të rinj: Woody Harrelson, Harris Dickinson, Charbli Dean Kriek, Vicki Berlin dhe Zlatko Burić.

Artikuj të sugjeruar: