Metropolitan

Tre njerëzit më të fuqishëm në botë bashkohen në 'ndjekje' të alienëve!

Tre nga njerëzit më të fuqishëm dhe inteligjentë në botë bashkohen për të kërkuar jetë në planete të tjera.

 

Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, sipërmarrësi rus Yuri Milner dhe fizikanti Stephen Hawking, kanë zbuluar për “Mail Online” se ata po synojnë që të marrin sinjale të qarta nga planeti Earth 2.0, i quajtur më parë Proxima b. Ky i fundit mendohet se ka kushtet e duhura që në të të rriten gjallesa dhe për më tepër është vetëm 4 vite dritë larg planetit tokë. 

 

Trioja ambicioze ka investuar një shumë prej 100 milionë paundësh në projektin e njohur si “Të dëgjosh përtej”, projekt i cili do përdorë teleskopë më të fuqishëm për të kapur sinjalet jashtëtokësore. 

Disa muaj më parë, shkencëtarët zbuluan se ylli më afër nesh, Proxima Centauri, në fakt është dhe dielli i një planeti të ngjashëm me tokën. Një zbulim i tillë u dha shkëncëtarëve një objektiv të qartë që e bën misionin më të realizueshëm. Ndonëse edhe më parë janë zbuluar planete të tjerë të ngjashëm, Proxima b është më afër se secili prej tyre. 

 

Shumë shpejt do nisë vëzhgimi nga Observatori i Australisë, ndërkohë që besohet se brezat e dekadave të ardhshëm do kenë mundësinë të udhëtojnë drejt këtij planeti. Sipas treshes së fuqishme është e rëndësishme t’i gjejmë “ata” përpara se të na gjejnë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb