Showbiz

Nis sot 'B.E Coffee': Besi, Erioni dhe Olsi, gati për programin më të ri të humorit!

Nis sot 'B.E Coffee': Besi, Erioni dhe Olsi, gati për programin

‘E Diela Shqiptare’ nisi sot sezonin e ri të saj në Tv Klan. Përveç kohëzgjatjes së shtuar të programacionit, që filloi në orën 12:30 dhe përfundon në 19:20, shumë e përfolur ka qenë rubrika e re që do t’i përkasë e gjitha Bes Kallakut, Erion Isait dhe Olsi Bylykut.

“B.E Coffee” është programi më i  ri i humorit që 3 djemtë bashkëskenaristë do t’ua prezantojnë sot publikut shqiptar.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Isai zbuloi se ideja e ‘B.E Coffee’ nisi si një 'ngacmim' i Ardit Gjebresë.

Nis sot 'B.E Coffee': Besi, Erioni dhe Olsi, gati për programin

“Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një symbol që përshkruan aktualitetin shqiptar.”- tregoi ai.

Nis sot 'B.E Coffee': Besi, Erioni dhe Olsi, gati për programin

Formati që nis sot në orën 16:00 duket se është tërësisht diçka e re.  Personazhet, do të vijnë vetëm me të ftuarit VIP në një formë të veçantë, të cilën djemtë kanë zgjedhur ta lënë surprizë.

Pak minuta më parë, edhe  Xhensila Myrtezaj në llogarinë e saj të Instagram-it, i uroi fat partnerit për projektin e ri.

“Zemra ime, suksese sot në rrugëtimin tënd të ri, në ëndrrën tënde të re. E mira triumfon ndaj së keqes dhe ju do e dëshmoni sot këtë. Suksese!”- shkruan ajo duke përshëndetur edhe djemtë e tjerë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Today 'BE Coffee' starts: Besi, Erioni and Olsi, ready for the newest humor program!

Nis sot 'B.E Coffee': Besi, Erioni dhe Olsi, gati për programin