Anabelizim

I themi Fifit se PO, edhe burrat merren me llafe!

I themi Fifit se PO, edhe burrat merren me llafe!

Teksa isha në kërkim të lajmit të radhës ndesha reagimin e Fifit përsa i përket deklaratës së Mentor Hazirit mbi stonimin e artistes. Fiks ajo që po kërkoja: përplasje artistësh, lexuesit i duan “sherret” dhe e gjitha kjo përkthehet në sa të duash klikime. Ndërkohë që shkruaja atë që Fifi kishte preferuar të përdorte si argument për t’u kundërpërgjigjur hasa këtë rreshtin këtu:

“Po më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë. Mbi të gjitha je mashkull.”

T’ju them të drejtën më tërhoqi vëmendjen, madje tani që e mendoj mirë më revoltoi mjaftueshëm për të mos e lënë postimin në fjalë në stadin e raportimit të thjeshtë. Më duket e patolerueshme, ose më mirë naive t’i thuash një burri të shkojë të bëjë gjëra për së mbari duke mos bërë atë që thuhet se bëjmë vetëm ne gratë; fjalë, fjalë, fjalë! Nuk e pandeh veten feministe (të paktën kështu mendoj), por as nuk shoh më të voglën arsye që në debat e sipër (dhe jo vetëm) t’i jap palës kundërshtare luksin e nënvlerësimit të vetes sime, nga vetë unë.

Përpara se të ngjyrosim pankarta gjigante në 8 Mars apo të shqipërojmë fjalime frymëzuese nga X ose Y grua e famshme në botë, të jemi të kujdesshme fillimisht për mënyrën se si i referohemi llojit tonë. Dhe jo, kjo nuk ka të bëjë personalisht me Fifin, ndonëse fati deshi që Fifi ta shkruante e zeza mbi të bardhë dhe sa mirë bëri! Ndryshe s’do të na shkonte kurrë në mendje të kujtoheshim për refrenin e përjetshëm “gratë merren me llafe”, që e përdorim pa problem në sy të burrit, të të dashurit apo kolegut dhe në fund të ditës ankohemi që na thanë se merremi me llafe. Si guxuan njëherë!

Dyshoj që një burrë në rrethanat e Fifit të vepronte njësoj si ajo, të përgjigjej me vetëqortim. Duhet të kuptohet se problemi nuk qëndron ekzaktësisht te veprimi (fundja kush tha se është keq apo mirë të merresh me fjalë) sesa te konotacioni i të thënurit që nënkupton diçka të gabuar. Ky cen supozohet të jetë karakteristikë  e botës femërore, që një burri s’i ka hije. Shtoji kësaj edhe faktin se e gjitha kjo u tha nga një grua vetë. E tmerrshme!

Më të kujdesshme herën tjetër. Deri atëherë, shihemi në gafën e radhës.

PS: Edhe burrat merren me llafe. Të paktën ata që njoh unë!

Shkruar nga Denisa Skodi

REELS

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

Title: We say Fifi yes YES, men also deal with blah!

I themi Fifit se PO, edhe burrat merren me llafe!

As I was looking for the next news, I fired Fifi's response to Mentor Haziri's statement on the artist's stoning. Fixed what I was looking for: a collision of artists, readers love "fuck" and all this is translated as you want clicks. While I wrote what Fifi preferred to use as an argument to counterbalance this line here:

"I'm sorry that an artist is still dealing with something he has gone through and does not deal with projects as easily as women. Above all, you are a male. "

Telling you the right attracted me attention, even now that I think well enough turned it off not to leave the post in question at the simple reporting stage. I find it intolerable, or rather naive to tell a man to go about doing things without doing what is said to be only in women; word word word! I do not pretend to be a feminist (at least I think so), but I do not even see the smallest reason that in the debate (and not only) to give the opposing party the luxury of my own self-understatement, by myself.

Before we can paint giant banners on March 8th or embark on inspirational speeches by X or Y the famous woman in the world, be careful first of all about how we refer to our kind. And no, this does not have to do with Fifin personally, though fortune tells Fifi to say good-bye and how well he did! Otherwise we would never think of remembering the eternal refrain, "women deal with gossip," which we use without problem in the eyes of our husband, boyfriend or colleague and at the end of the day we complain that they told us to deal with blah. How dare you once!

I suspect that a man in Fifi's circumstances acted the same way as her, to respond with self-reliance. It should be understood that the problem is not exactly the action (by the end who said it is bad or good to deal with words) than to the connotation of saying something that implies something wrong. This cen is supposed to be the character of the feminine world, that a man is not a shadow. Add to this the fact that all this was said by a woman himself. Terrible!

Be careful next time. Until then, look at the next globe.

PS: Men also deal with bribes. At least those I know!