
Në podkastin "The Squeeze", Tish Cyrus, mamaja e Miley Cyrus, u shpreh mbi dy ngjarjet më tragjike që kishte kaluar dhe mënyrën që zgjodhi të përballej me to.

Ajo tregoi se zgjidhjen pas divorcit nga Billy Ray Cyrus dhe ndarjes nga jeta të nënës së saj, e gjeti tek marijuana.
“Kam qenë gjithmonë shumë e hapur për faktin që kam qenë përdoruese e marijuanës. Gjithmonë kam pasur pak ankth. Mendoj se në atë periudhë, për mua ishte pothuajse si ilaç, sepse jam një besimtare e madhe e mjekësisë bimore dhe mendoj se gjatë kohës kur humba nënën dhe martesa ime u shpërbë, në njëfarë mënyre po vetëmjekohesha, pa e kuptuar as vetë pse po e bëja. Besoj se më mpinte gjithë atë dhimbje,” u shpreh ajo.

Por, kjo "mpirje" zgjaste shumë pak. Pasi ndalonte së piri u përball me një ankth të fortë, aq sa ajo thotë se nuk e dinte ç'po i ndodhte. Më vonë iu nënshtrua terapisë, e cila e ndihmoi të kalonte atë periudhë të vështirë.
Në prill të vitit 2022, Tish Cyrus kërkoi divorcin nga Billy Ray Cyrus, pas 29 vitesh martesë. Sipas saj, ky moment ishte ndër më të vështirët, sepse erdhi dy vite pasi e ëma ndërroi jetë.

Që prej asaj kohe, Tish Cyrus ka ndërtuar një marrëdhënie të bukur me bashkëshortin e saj të ri, aktorin Dominic Purcell, me të cilin u martua në gusht të vitit 2023.



