Tirana mban gjithë krenari çmimin "Kryeqyteti Europian i Rinisë" për vitin 2020, por cilat ishin vendet kanditate me të cilat garonte?
Kryeqyteti ynë la pas 4 qytete të tjera si Kazan (Rusi); Pozna (Poloni); Varadin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani). Si thoni sikur t'i prekim më nga afër "konkurrentet" e Tiranës, meqë gara tani përfundoi me sukses për ne?!
1. #Kazan, Rusi
Kazan, është kryeqyteti i Republikës së Tatarstan, dhe njëkohësisht një prej 6 qyteteve më i populluar në Rusi.
Ky qytet është i njohur për vende të shenjta, kështjella të fortifikuara dhe muzeume. Kazan, është një nga qytet më të vjetra të Rusisë (gjetur në vitin 1005) dhe thuajse në çdo cep të tij do të gjeni rrugë të shtruara bukur, parqe komode dhe ndërtesa prehistorike që do të marrin gjithë vëmendjen tuaj. Nëse ndonjëherë do të ndodheni në Kazan, mos harroni të shihni:
#1. Ndërtesën më të vjetër në vend, e rindërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të me urdhër të Ivanit të Tmerrshëm.
#2. Kullën Söyembikä. Sipas legjendës, Söyembikä quhej vajza e bukur pas të cilës u dashurua cari i famshëm. Kur ai i propozoi për martesë ajo tha se do të pranonte vetëm nëse për 7 ditë ndërtohej kulla me 7 kate. Ashtu u bë! Ditën e 7-të, kur festimet e martesës nisën, vajza u hodh nga pika më e lartë e kullës.
#3. Pamjet e perëndimit.
#4. Xhamia Kul Sharif, një nga ndërtesat më të bukura të të gjithë vendit.
#5. Një tjetër pamje panoramike dhe shumë e pëlqyer nga turistët është ajo "Kazan Family Center". Kjo ndërtesë personfikon edhe vetë emrin e qytetit "kazan".
#6. Kuzhina e këtij vendi, thonë, thonë që s'duhet humbur!
#2. Poznan, Poloni
Poznan, ndodhet pranë lumit Warta në pjesën perëndimore të Polonisë. Ky vend mbahet për universitetet dhe pjesën e vjetër të qytetit. Eshtë një prej qyteteve më të rëndësishëm në historinë e Polonisë.
#1. Në këtë vend ka kudo, ka kafe të vockla që duken të fshehura pas ngjyrave të qytetit.
Në Poznan, askush nuk pi kafe nëse nuk e shoqëron me diçka të ëmbël. Ky qytet shquhet për torta të bëra vetë në forma të adhurueshme.
#2. Qyteti i vjetër është i gjithi për t'u zbuluar, nga fillimi gjer në fund.
#3. Varadin, Kroaci
Ky qytet ndodhet në veri të Zagrebit, një orë larg tij. Shumë i famshëm për stilin barok dhe energjinë e të rinjve. I mbushur me histori, kulturë dhe bare-e moderne, Varazdin pëlqehet nga turistët gjithnjë e më shumë.
#1. Nëse një ditë ndodheni aty, mos harroni të vizitoni muzeumet dhe mos humbisni "The Museum of Angels".
Në qendër të qytetit mund të shijoni gjithashtu një xhiro romantike me pamje nga lumi Drava!
#4. Baia Mare, Rumani
Ky qytet shtrihet përgjatë lumit Sasar, në Rumaninë veri-përëndimore, 600 kilometra larg Bukureshtit.
Ndër vendet që mund të shihni është kulla Stephen në qendër të qytetit.