Një ditë pas humbjes së të birit, Tina Turner ka shkruar një dedikim në rrjetet sociale për të.
Në një postim në internet, këngëtarja, 83 vjeçe, tha se djali i saj ishte “larguar shumë herët nga kjo botë”.
Ronnie Turner vdiq të enjten më 8 dhjetor, pasi thuhet se kishte vuajtur nga probleme shëndetësore të së kaluarës. Ai ishte 62 vjeç.
Turner gëzoi një karrierë si muzikant me grupin Manufactured Funk, dhe gjithashtu pati një rol në filmin e vitit 1993, "What's Love Got to Do With It", një biografi për nënën e tij.
Ditën e djeshme, këngëtarja postoi një foto bardh e zi në Instagram në shenjë nderimi për djalin e saj.
“Ronnie, ti u largove nga bota shumë herët. Me pikëllim mbyll sytë dhe mendoj për ty biri im i dashur”, shkroi këngëtarja në foto.
Ronnie Turner ishte djali i këngëtares me ish-bashkëshortin Ike Turner.
Djali i saj i madh Craig Turner, nga lidhja me muzikantin Raymond Hill, vdiq nga vetëvrasja në vitin 2018.