Seriali “Game of Thrones” triumfoi në ndarjen e Çmimeve Emmy me plot 12 fitore, duke vendosur kështu një rekord për kategorinë e serialeve. Që prej transmetimit të parë, “Game of Thrones” numëron tashmë 38 çmime, duke lënë pas serialin “Farsier” që ka 37 të tilla. Ndër të tjera, seriali tepër i suksesshëm i prodhuar nga “HBO” u vlerësua si “Seriali dramatik më i mirë”, “Regjia më e mirë” si dhe “Skenar më i mirë”. “Jemi të sigurt që dikush tjetër do të vijë dhe do ta kalojë këtë rekord, por shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë kur ne të gjithë të jemi gjallë!"-ka thënë me humor në prapaskenë skenaristi David Benioff.
Ndonëse sezoni i shtatë dhe i parafundit i serialit pritet të transmetohet në verën e vitit 2017, ndihet padurimi midis fansave të zjarrtë, ndërsa teori nga më të ndryshmet për fatin e personazheve kanë pushtuar portalet e shumta. “Game of Thrones” është transmetuar për herë të parë në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe, ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm. Ngjarjet zhvillohen në kontinentet imagjinare “Westeros” dhe “Essos” dhe seriali trajton konfliktin e vazhdueshëm mes personazheve për “Fronit e Hekurt” të “Shtatë Mbretërive”, ndërsa familje të tjera fisnike luftojnë për pavarësinë prej tij.
Burimi: Variety