Në këtë artikull na duhet t’ju themi se nuk po përpiqemi t’ju mbushim mendjen që të përqafoni të jetuatit si vegjitarianë.
Në të njejtën kohë po përpiqemi t’i japim informacion të gjithë atyre që po mendojnë të kthehen në vegjitarianë dhe njëkohësisht po i tregojmë mishngrënësve se si mund të jetohet pa mish.
Përgatisni ushqim
Një ndër truket e të jetuarit si vegjitarianë pa u munduar shumë është përgatitja e vakteve në avancë. Kështu kur të dëshironi diçka që do shumë kohë për t’u gatuar do ta keni gati dhe nuk do të keni nevojë të porosisni në restorante.
Ushqimi i ngrirë
Nuk do shumë mend që një dietë vegane është disi e vështirë për t’u ndkjekur në fillimet e saj. Ndaj po ju themi të merrni në konsideratë frutat dhe perimet e ngrira. Me këtë rast do të “ndryshoni shijet” e ushqimit pavarësisht stinës.
Investoni në gatimin me avull
Gatimi me avull është miku më i mirë i një vegjitariani. Perime të gatuara lehtë në çdo kohë në shumë pak minuta.
Mos harroni fasulet
Fasulet dhe siudomos ato të kuqet janë zëvendësuese të përkryera të mishit. Kjo vlen edhe për njerëzit që nuk e kanë fort qejf konsumimin e mishit të kuq, por u duhet të marrin velrat e tij.
Hani vakte të ndërmjetëm
Vaktet e ndërmjetëm nuk kanë për t’ju lënë kurrë shumë të uritur. Për këtë arsye e mira është që të hani shpesh në mënyrë që kur të vijë koha e vaktit të plotë të mos ju erren sytë e të hani pastaj çfarë t’ju dalë përpara.
Gjalp kikiriku
Gjalpi i kikirikut është miku më i mirë i vegjitarianëve. Ai mund të përdoret në ëmbëlsira dhe kudo tjetër si elementi që i jep ushqimit “prekjen magjike”.
Ricikloni ushqimnin
Nëse në rastin e mishit, ai nuk këshillohet të gatuhet dy herë, e mira në rastin e perimeve është se mund të gatuhen për së dyti. Ju mund të sajoni pjata të reja pa patur frikë se mund të helmoheni.