Ditën e sotme Stresi doli përpara Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë, ku Gjykata vendosi që të lërë në burg reperin.
Më 17 tetor, Arkimed Lushaj u arrestua nga Task Forca e Policisë së Shtetit. Lushajt iu gjet pistoletë pa leje dhe një sasi e vogël kokaine.
Autoritet përkatëse deklaruan se reperi përgjohej prej një viti e gjysmë dhe se nga hetimet ishte zbuluar se komunikonte me disa persona rreth trafikimit të drogës. Po kështu qarkulloi kudo në media videoja e arrestimit të tij, ku Arkimedi shfaqej i zhveshur në një dhomë hoteli çka me të drejtë lind pyetja: Qe e nevojshme publikimi i operacionit dhe nëse po, pse?
Në hark kohor, ngjarja në fjalë ndodhi në një kohë kur babai i Stresit paditi në Gjykatën e Tiranës, kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën për shkaktim dëmi. Një javë më parë, në emisionin "Opinion", Balla e etiketoi Sali Lushajn, ish- truprojën e Sali Berishës si anëtar të bandës së këtij të fundit.
Fill pas arrestimit të të birit, e ëma e Stresit deklaroi për gazetën Panorama se arrestimi qe politik.
“Padia që i bëri bashkëshorti im zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe. U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë.”
Për të tjera detaje mund të klikoni këtu.