“The Simpsons”, seriali vizatimor më i ndjekur në SH.B.A. ka përfshirë edhe shqiptarët në në serinë e 12 të sezonit të 21-të të serialit. Në të shfaqet një delegacion olimpik shqiptar që valëvit flamurin kuq e zi, ku personazhet janë të veshur edhe me veshjet tradicionale shqiptare, duke mbajtur një banderolë që shkuan “ALBANIA”.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përmendet tek “The Simpsons”. Vite më parë, ata kanë përfshirë në një nga seritë një spiun komunist të quajtur Adil Hoxha, që vinte nga Shqipëria në Springfield, ku zhvillohen ngjarjet e serialit.